Kryeparlamentari Kadri Veseli, në një intervistë për gazetën prestigjioze austriake “Die Presse”, ka thënë se ajo që po ndodh sot në veriun e Kosovës kujton operacionet në Gadishullin e Krimesë, para se ajo u aneksua nga Rusia.
Veseli tha se treni ishte provokim politik i Beogradit dhe institucionet e Kosovës kanë bërë vetëm atë për të cilën janë përgjegjëse.
Die Presse: Sonte në Bruksel negociojnë kryeministrat dhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë,për të qetësuar situatën e pasigurt në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Tensionet janë aq të larta, saqë nuk mbahen mend që një kohë të gjatë. E gjithë kjo për shkak të një treni, i cili ishte planifikuar të udhëtonte nga Serbia për në Kosovë. Pse ka Prishtina problem me këtë tren?
Kadri Veseli: Për ne, nuk është treni si tren problem. Që nga 3 marsi i vitit 2008 ekziston linja hekurudhore nga Kraleva e Serbisë për në Mitrovicë, në veri të Kosovës. Ne jemi që njerëzit të lëvizin lirshëm. Por, ky tren kishte të bënte me diçka tjetër. Ai mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi.” Ky është një provokim politik i Beogradit. Ne nuk kemi nevojë për gjëra të tilla.
Die Presse: Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka thënë: ‘Ne kemi dërguar vetëm një tren dhe jo tanke’. A ka reaguar pala kosovare ashpër, kur ka vendosur të dërgojë Njësinë Speciale për të ndaluar trenin?
Kadri Veseli: Jo, përkundrazi. Institucionet tona nuk kanë reaguar ashpër. Ato kanë bërë vetëm atë për të cilën janë përgjegjëse. Udhëheqësit serbë me këtë veprim kanë dashur të demonstrojnë pushtetin e tyre në Kosovë. Këtë, ne nuk e kemi pranuar.
Die Presse: Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka kërcënuar se, nëse është e nevojshme, do të përdoret edhe ushtria serbe.
Kadri Veseli: Deklarata e Nikolic është një provokim. Ne do të përpiqemi me të gjitha mjetet për të shmangur një konflikt. Por, Kosova është shtet i pavarur dhe nuk do të tolerojë asnjë agresion të Serbisë. Serbia ka bërë shumë luftëra, me pasoja të tmerrshme. Shumë bashkatdhetarëve të mi, kjo u ka kushtuar me jetë. Ne shpresojmë se epoka e konflikteve në Ballkan ka përfunduar.
Die Presse: Çfarë duhet bëhet për ta parandaluar konfliktin përsëri?
Kadri Veseli: Ne jemi në një proces të dialogut me Beogradin, i cili udhëhiqet nga BE-ja. Ngjarja me trenin ishte krejtësisht e panevojshme. Ne mund t’i zgjidhim të gjitha këto çështje së bashku në Bruksel. Ky dialog është i rëndësishëm dhe ne duam ta vazhdojmë atë.
Die Presse: Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u arrestua në Paris dhe nuk guxon të lëshojë Francën – për shkak të një urdhër-arresti serb. Serbia akuzon ish Komandantin e UÇK-së për krimet e luftës.
Kadri Veseli: Ne duam të shmangim çdo mosmarrëveshje me Francën për këtë çështje. Urdhër-arrestet e Serbisë, 18 vjet pas luftës në Kosovë, janë të padrejta. Nga Gjykata e Krimeve të Luftës të OKB-së për ish-Jugosllavinë në Hagë, Haradinaj qe shpallur i pafajshëm.
Die Presse: A jeni i shqetësuar se edhe kundër juve ekziston një urdhër-arrest i Serbisë? Keni qenë kreu i shërbimit sekret të UÇK-së dhe nga pala serbe janë lëshuar akuza për krime të luftës.
Kadri Veseli: Është e turpshme që shteti serb, 18 vjet pas luftës, provokon me urdhër-arreste të tilla. Beogradi duhet të përqendrohet më shumë në dialogun me ne dhe integrimin në BE.
Die Presse: Nga Gjykata Speciale, në Kosovë shumë shpejt mund të akuzohen ish-udhëheqës të UÇK-së. A ju shqetëson kjo?
Kadri Veseli: Vendimi për krijimin e Gjykatës Speciale ishte i vështirë për kosovarët, sepse ne kemi udhëhequr një luftë për liri kundër Serbisë. Edhe pse kemi menduar se është i padrejtë krijimi i Gjykatës Speciale, kemi votuar për të – për hir të vendit. Kështu, të gjitha akuzat kundër UÇK-së, si ato të Dick Marty, duhet të pastrohen. Ne presim nga liderët në Serbi që të na respektojnë dhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur.
Die Presse: A mund të ndryshojë politika amerikane në Ballkan me zgjedhjen e Presidentit të ri Donald Trump? Me zgjedhjen e Trump, Rusia mund të ketë më shumë hapësirë.
Kadri Veseli: Prioriteti ynë është integrimi në BE. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet tona me SHBA-të janë thelbësore. Jemi shumë të sigurt që edhe me zgjedhjen e Presidentit të ri, Donald Trump, marrëdhëniet do të vazhdojnë të jenë shumë të mira. Rreth politikës ruse në Ballkan, jemi shumë të shqetësuar. Çfarë po ndodh në veri të Kosovës, na kujton operacionet në Gadishullin e Krimesë, para se ajo u aneksua nga Rusia. Shpresojmë se Serbia, si dhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, nuk kryejnë provokime në Evropë, në emër të Rusisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova