LAJMI I FUNDIT:

Veseli nga Lipjani: Lufta ime kundër korrupsionit është e përbashkët me luftën globale të Presidentit Trump

Veseli nga Lipjani: Lufta ime kundër korrupsionit është e përbashkët me luftën globale të Presidentit Trump

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur tubimin kryesor zgjedhor në qytetin e Lipjanit ku ka dhënë mesazhe të forta në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit do të vendoset mes një partie sikurse PDK-ja që e forcon miqësinë me SHBA-të apo të një koalicioni që sjellë izolim dhe jo shpresë e korrupsion sikurse Mustafa-Kurti.

“Zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë kritike. Do të jenë referendum se cilin drejtim do ta merrë Kosova jonë – a do të kemi një qeverisje e cila do të jetë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; një qeverisje e cila do të jetë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, një qeverisje që është për ekonomi të dijes, rini e ndërmarrësi apo do të kemi një koalicion i cili nuk sjell shpresë por sjellë izolim, korrupsion dhe varfëron shtetin e ai është Mustafa-Kurti” ka thënë Veseli para mijëra përkrahësve të zhurmshëm.


Më tej, Veseli nuk është ndalur me kaq në mesazhet anti-korrupsion duke thënë se platforma e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platform e përbashkët me Presidentin Trump në luftën globale kundër korrupsionit.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftohet më lehtë dhe më mirë korrupsioni; me SHBA-të zhvillohet më mirë ekonomia, dhe hapen vendet të reja pune; me SHBA-të integrohemi më shpejt në NATO dhe BE.  Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platformë e përbashkët të cilën e kanë Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump në luftën globale kundër korrupsionit” ka thënë Veseli.

Ai ka kërkuar që të votohet vetëm PDK-ja me numrin 112 dhe të gjithë kandidatët e kësaj partie.

Në trend

Më shumë
Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e elimunuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

Magazina
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori