LAJMI I FUNDIT:

Veseli në veri, fton shqiptarët të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës

Veseli në veri, fton shqiptarët të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, qëndroi sot në komunat e veriut ku ka vijuar me fushatën zgjedhore, duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje për të rikonfirmuar praninë e vet, në shtëpitë e pronat e veta, ashtu siç ishin, aty do të mbesin përgjithmonë, të përkrahur në të gjitha nivelet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kryetari Veseli, së bashku me kandidaten për kreun e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushin, me të cilën, ka vizituar Lagjen e Boshnjakëve, dhe me këtë rast ka takuar qytetarë dhe familjarë të kësaj pjese të Mitrovicës.


Po ashtu, Veseli, së bashku me znj. Çaushi kanë vizituar bizneset e kësaj lagjeje, duke u zotuar se do të kenë përkrahje nga institucionet qendrore për krijimin e kushteve për jetë në këtë lagje, duke rindërtuar shtëpi dhe duke ripërtëritur jetën në pronat e veta dhe investime tjera në infrastrukturë duke e përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Do t’i qëndrojmë pranë qytetarëve, për të vijuar ata jetën e tyre, në pronat e tyre, në pajtim me mundësitë e veta dhe përkrahjen institucionale, duke mos i lënë vetëm. Prandaj i ftoj të gjithë shqiptarët që të dielën masivisht të dalin në zgjedhje dhe të konfirmojnë me këtë rast numrin e madh të tyre në pronat e veta”, theksoi kryetari Veseli.

Po ashtu, Kryetari Veseli, gjatë kësaj fushate, së bashku me Hysen Mehmetin, kandidat për Zubin Potok, ka qëndruar në fshatin Çabër, me ç’rast ka takuar qytetarët e kësaj ane, duke potencuar se në bashkëpunim me nivelin qendror, do të ketë perspektivë për të gjithë qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës, për të jetuar e punuar në pronat dhe vendbanimet e veta.

Kryetari Veseli bëri sërish ftesë për qytetarët të dalin në zgjedhje në mënyrë masive, sepse, siç theksoi ai, vetëm kështu mund të rikonfirmojmë praninë tonë, qytetarët të dëshmojnë se janë aty, në fshatrat dhe vendbanimet e veta, ashtu siç ishin dje, janë edhe sot, si pjesë e pandashme, do të mbesin përgjithmonë aty, me perspektivë në shtetin e vet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori