LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Në momentin kur ka dilema, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme

Veseli: Në momentin kur ka dilema, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim që data 22 gusht të jetë data ku do të bëhet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas përfundim të kësaj mbledhje, kryeparlamentari Kadri Veseli falënderoi grupet parlamentare që iu përgjigjen ftesës për këtë mbledhje.


Vendos Kryesia, Kuvendi i Kosovës shpërndahet më 22 gusht
Lexo po ashtu Vendos Kryesia, Kuvendi i Kosovës shpërndahet më 22 gusht

“Patëm një takim të mirë ku morën vendime për të ardhmen e qytetarëve. Që nga dita e parë e kam thënë dhe e them se e vetmja e zgjidhje në momentin kur ka dilema në çfarëdo situata janë zgjedhjet”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se vendi ka nevojë për vendosmëri, që t’i hapë perspektivë të rinjve.

Veseli ka thënë se vendit i duhet edhe mençuri për të quar përpara procese të rëndësishme. /Telegrafi/