Në 19-vjetorin e masakrës së Izbicës, në të cilën forcat serbe vranë 147 civilë shqiptarë të pafajshëm, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen asnjëherë derisa të ketë drejtësi për Izbicën dhe për dhjetëra masakra që u kryen mbi popullin tonë gjatë luftës.
“Sot jemi shtet sovran, falë sakrificës së dëshmorëve e martirëve tanë. Askënd kurrë nuk do ta cenojmë, por as kurrë nuk do ta lejojmë askënd ta cenojë lirinë tonë, shtetin tonë, të ardhmen e fëmijëve të Izbicës dhe gjithë Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli.
Veseli tha se vetëm drejtësia e vërtetë i shëron plagët e të kaluarës dhe jo përpjekjet për balancim mes agresorit dhe çlirimtarëve.
“Çdo vit ne mblidhemi në këtë lëndinë të dhimbjes e krenarisë. Na bashkon kujtimi për martirët tanë, për bijtë dhe bijat e kësaj toke që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Dëshmorët janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe Sovran. Janë nderi dhe krenaria jonë e përhershme. Vitet po kalojnë, por ne nuk harrojmë, sepse harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit shtoi se Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, në rrugën e integrimit evropian dhe anëtarësimit në NATO. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës