LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Mitrovica kërkon ndryshim dhe zhvillim, qytetarët kanë vendosur për fitoren e PDK-së

Veseli: Mitrovica kërkon ndryshim dhe zhvillim, qytetarët kanë vendosur për fitoren e PDK-së

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, para mijëra mitrovicasve, ka thënë se Mitrovica nuk e duron stagnimin dhe nuk e duron keqqeverisjen.

Sipas tij, Mitrovica kërkon ndryshim e zhvillim dhe qytetarët e saj e kanë marrë vendimin për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.


“22 tetori është dita e fitores së madhe të Partisë Demokratike të Kosovës, një fitore që do të jehojë nga Mitrovica në Prizren, nga Peja në Kamenicë, anekënd Kosovës”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se e ndjen atmosferën e fitores kudo në rrugët dhe lagjet e Mitrovicës.

“Mitrovica ka vendosur të udhëhiqet nga një grua e suksesshme, nga një grua që Mitrovicën e ka pasion shpirtëror e jetësor. Valdete Idrizi është gruaja, që si askush tjetër, e shpreh më së miri identitetin e Mitrovicës”.

Kryetari i PDK-së ka thënë se Valdete Idrizi ka marrë përsipër një mision të shenjtë, që Mitrovicës t’ia rikthej krenarinë dhe ajo do t’ia dalë.

“Ne qëndrojmë pas saj, të gjithë bashkë, si Mitrovicë, përtej gjitha dallimeve tona. Ajo e ka bashkuar Mitrovicën. Kjo është forca e gruas kosovare”, ka thënë ai.

I pari i PDK-së ka thënë se Mitrovica ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim ekonomik, që pak qytete në Kosovë e regjion e kanë.

“Qëllimi ynë i parë është krijimi i shpejtë i zonës së lirë ekonomike në Mitrovicë. E kemi një projekt konkret për eliminimin e shpejtë të mbetjeve industriale në pjesën e ish-fabrikës së akumulatorëve. Ajo pjesë do të pastrohet dhe do të kthehet në zonë të lirë ekonomike e lidhur direkt me autostradën dhe hekurudhën”, ka thënë ai.

Veseli ka shtuar se Mitrovica është qytet i dy lumenjve, që me veprime konkrete më nuk do të jenë vende të hedhjes së mbeturinave, por hapësirë e bizneseve që do hapin shumë vende pune për të rinjtë e Mitrovicës.

“Projekti i Liqenit të lidhur me Ibrin do të vazhdojë deri në Qabër, derisa Ibri dhe Sitnica nuk do të jenë vetëm bukuria e qytetit, por edhe mundësi biznesi dhe punësimi”, ka thënë Veseli.

Ai ka treguar se e kanë projektin konkret për fillimin e hapjes se 200 bizneseve të kristaleve në Shalë të Bajgores.

“Shala e Bajgores do të marrë dimensionet e një zone turistike po aq atraktive sa Brezovica dhe Boga e Rugovës. Subvencionet, grantet dhe fondet do të orientohen në krijimin e një qendre industriale prodhimit të qumështit dhe produkteve të mishit në zonën malore të Shalës. Mijëra vende pune do të hapen në Shalë të Bajgores”, ka premtuar Veseli.

Ndërsa, kandidatja e PDK-së për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka thënë se me fitoren e saj do t’u jepet fund padrejtësive dhe trajtimit jodinjitoz të qytetarëve të Mitrovicës.

Ajo ka shtuar se me fitoren e PDK-së, Mitrovicës përfundimisht do t’i kthehet lavdia, do t’i vijnë fonde të shumta dhe të gjitha projektet do të realizohen në përpikëri, me punë të ndershme, me përkushtim të madh, në bashkëpunim me partnerët donatorë.

Idrizi ka thënë se ka një plan të hollësishëm për gjenerimin e shumë vendeve të reja të punës.

Kandidatja e PDK-së për Kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka premtuar se qeverisja e saj do të shquhet me transparencë të plotë, llogaridhënie dhe përgjegjshmëri të lartë, me njerëzit më të mirë në pozitat e duhura.

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Kalo në kategori