LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Marrëveshja e Ohrit dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet zgjidhen përmes dialogut

Veseli: Marrëveshja e Ohrit dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet zgjidhen përmes dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në 18 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ka thënë se kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda Maqedonisë së Veriut.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se marrëveshja e Ohrit dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t’i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit.

“18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda këtij shteti. Kjo ujdi dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t’i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit. Së bashku me Marrëveshjen për emrin ajo ka demokratizuar Maqedoninë e Veriut dhe ka stabilizuar Ballkanin. Paqja në Maqedoninë e Veriut ka rëndësi jetësore edhe për Kosovën, prandaj ne jemi shumë krenarë që bashkombasit tanë kanë qenë konstruktivë dhe kanë luajtur rol vendimtar në rrugën Euro-Atlantike të këtij shteti”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori