LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Liria e mediave ndër shtyllat themelore të sistemit liberal demokratik

Veseli: Liria e mediave ndër shtyllat themelore të sistemit liberal demokratik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se raporti i fundit i organizatës së njohur Reporterë Pa Kufi për renditjen e lirisë së shtypit tregon edhe këtë vit një përmirësim të mëtejshëm me pesë vende të gjendjes në Kosovë duke dalë goxha më mirë se të gjithë shtetet me të cilët kufizohet.

Veseli në një postim në Facebook thotë se liria e mediave është një ndër shtyllat themelore të sistemit liberal demokratik që kanë ndërtuar me sukses në këto dy dekada liri.

Kosova ngritet për pesë vende në listën e shteteve për lirinë e shtypit
Lexo po ashtu Kosova ngritet për pesë vende në listën e shteteve për lirinë e shtypit

Lexoni të plotë postimin e Veselit:


“Raporti i fundit i organizatës së njohur Reporterë Pa Kufi për renditjen e lirisë së shtypit tregon edhe këtë vit një përmirësim të mëtejshëm me pesë vende të gjendjes në Kosovë duke dalë goxha më mirë se të gjithë shtetet me të cilët kufizohet. Liria e mediave është një ndër shtyllat themelore të sistemit liberal demokratik që kemi ndërtuar me sukses në këto dy dekada liri.

Ne krenohemi që Kosova, edhe pse me sfidat e jashtëzakonshme të rindërtimit pas luftës, të shtetndërtimit pas shpalljes së pavarësisë si dhe të përpjekjeve të pareshtura për të konsoliduar sovranitetin dhe subjektivitetin tonë ndërkombëtar, ia ka dalë të ndërtojë një realitet mediatik të lirë e pluralist më të mirë se shumë shtete që kanë jetëgjatësi shumë më të madhe se yni.

Ky fakt vlen të bëhet i ditur në mënyrë të veçantë për ata politikanë e opinionbërës të Kosovës që karrierën e tyre e kanë ndërtuar duke mohuar, nëpërkëmbur apo shpërfillur arritjet e mëdha të Kosovës vlen për të përgënjeshtruar ata që e kanë nxjerrë e njollosur padrejtësisht shtetin tonë kudo ku kanë folur, brenda e jashtë vendit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori