Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, paralajmëron se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të miratoj ligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së, i cili do ta rregullojë përfundimisht çështjen e Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Lirisë, por edhe themelimin e Muzeut Kombëtar të Luftës Çlirimtare.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Keyeparlamentari Veseli ka thënë se Ligji i ri, luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të martirëve, do t’u garantojë dinjitetin e munguar.
“Dinjiteti i UÇK-së nënkupton edhe që abuzuesit me lista të veteranëve të mos munden që edhe më tutje ta dëmtojnë nderin e luftës sonë për liri dhe buxhetin e shtetit. UÇK është vlerë sublime e kombit tonë, prandaj nuk do të lejojmë që emri dhe nderi i saj të njollosen, as nga armiqtë tanë, e as nga profiterët meskinë”, ka thënë Veseli.
Postimi i plotë i Veselit:
“Në këtë ditë kur kujtohen e nderohen dëshmorët, dua t’i njoftoj qytetarët se
shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do ta miratojë Ligjin për Vlerat u Luftës së UÇK-së. Me anë të këtij ligji, Shteti ynë do të mbrojë dinjitetin e sakrificave të popullit tonë për liri. Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të martirëve, do t’u garantohet me ligj dinjiteti. Dinjiteti i UÇK-së nënkupton edhe që abuzuesit me lista të veteranëve të mos munden që edhe më tutje ta dëmtojnë nderin e luftës sonë për liri dhe buxhetin e shtetit. UÇK është vlerë sublime e kombit tonë, prandaj nuk do të lejojmë që emri dhe nderi i saj të njollosen, as nga armiqtë tanë, e as nga profiterët meskinë. Ligji për Vlerat e UÇK-së, po ashtu do ta rregullojë përfundimisht çështjen e Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Lirisë. Gjithashtu edhe themelimin e Muzeut Kombëtar të Luftës Çlirimtare. Gjithmonë krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze