Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur mirënjohjen për rolin vendimtar që kanë luajtur infermierët në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, ndërsa theksoi se një ndër fyerjet më të mëdha që iu është bërë infermierëve dhe mjekëve të Kosovës nga qeveria e shkarkuar, ka qenë lejimi i hyrjes dhe veprimit në Kosovë të stafeve mjekësore të shtetit serb në Kosovë.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk do të duhej të ishte pranuar ndihma prej Serbisë, gjë që sipas tij, i dha mundësi të rehabilitonte imazhin ndërkombëtar.
Ky është postimi i Veselit në Facebook:
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, e cila përkon me jubileun e 200-të të lindjes së Florence Nightingale, e cila konsiderohet themeluesja e infermierisë në botë. Në këtë ditë të shënuar shprehim mirënjohjen për rolin vendimtar që kanë luajtur infermierët në luftën kundër pandemisë së coronavirusit, të cilët çdo ditë janë përballur drejtpërdrejtë me kurajo e përkushtim me rrezikun e infeksionit. Urimet më të mira për të gjithë ata që ushtrojnë këtë profesion fisnik!
Një ndër fyerjet më të mëdha që iu është bërë infermierëve dhe mjekëve të Kosovës nga qeveria e shkarkuar, ka qenë lejimi i hyrjes dhe veprimit në Kosovë të stafeve mjekësore të shtetit serb në Kosovë. Kosova aktualisht ka qindra infermierë e mjek që janë papunë, me kualifikime cilësore që njihen e kërkohen edhe në Gjermani apo vende skandinave, të cilët fare mirë mund të ishin angazhuar prej shtetit, për t’u kujdesur për çdo qytetar tonin, pavarësisht kombësisë.
Jo vetëm që nuk duhej të ishte pranuar ndihma prej Serbisë, gjë që i dha mundësi të rehabilitonte imazhin ndërkombëtar duke u shitur si shtet humanitar, por vetë Kosova duhej t’i ofronte ndihmë vendeve mike. Ne kemi mjaftueshëm të rinj infermierë e mjek të talentuar pa punë që, sikurse Shqipëria në Itali, në mënyrë të organizuar mund t’i kishim dërguar për të ofruar një kontribut humanitar, qoftë edhe modest por kuptimplotë ndaj shteteve aleate që na kanë shpëtuar në kohët më të vështira”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik – kërkimi po bëhet edhe me dronë

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Veton Berisha kërkon njërën nga këto tri ministri për bashkëpunim me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe