Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, zgjedhjet e brendshme në këtë parti i ka quajtur model për partitë e tjera në vend, madje i ka krahasuar edhe me vendit e Ballkanit Perëndimorë.
Veseli ka sqaruar se deri tani kanë përfunduar zgjedhjet në 70 për qind të nëndegëve dhe kanë marrë pjesë mbi 40.000 persona.
“Mundë të konstatoj se vetëm deri tani kur procesi zgjedhorë ka përfunduar në 70%, të njësive të Partisë Demokratike të Kosovës, njësive zgjedhore, do të thotë kanë marrë pjesë rreth 40.000 veta. Është një numër i jashtëzakonshëm. Është një fuqi politike e jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës, për Dekadën e Re, për transformimin dhe modernizimin e shoqërisë sonë kosovare për ndërmarrësi, për inovacionin, për fermerët, për punëtorët, për mjekësinë, për të gjithë dikasteret”, ka deklaruar Veseli, për Ekonomia Online.
“Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, janë duke ecur në një formë do të thoja më transparente, më demokratike, më të hapur, ma konkurruese, që nuk besoj që as në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, ndodhë te një parti politike. Ka një konkurrencë, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur si kryetar i partisë, për vet faktin se kemi një përgjigje të madhe të qytetarëve, të rinjve dhe të rejave në Republikën e Kosovës, burrave dhe grave profileve të ndryshme intelektuale, akademike, punëtore, fermerë, të gjitha kategoritë po marrin pjesë në procesin zgjedhor”.
Veseli këto zgjedhje i ka quajtur reflektuese edhe në ato pjesë ku sipas tij, ka pasur ngecje.
“Jemi duke pasur për fat të mirë edhe reflektim. Jemi duke reflektuar në ato momente ku kemi pasur ngecje. Jemi duke reflektuar me individë të cilët mund të kenë gabuar, do të thotë ka një reformë e cila po zhvillohet në mënyrë të qetë, në mënyrë shumë natyrale dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur”.
Lideri i PDK-së Kadri Veseli ka treguar se zgjedhjet brenda kësaj partie do të përfundojnë në muajin prill.
“Unë pres që nga pjesa e dytë e muajit prill të përfundoj i gjithë procesi zgjedhor në degët e Partisë Demokratike të Kosovës e cila pastaj do të kulmoj me Kuvendin zgjedhorë, konventën e madhe tradicionale të Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të jenë kandidaturat edhe për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Jam krenar edhe do të jem edhe më krenar të jem në krye të kësaj force, do të them përparimtare, politike të Kosovës siç është Partia Demokratike e Kosovës. Do të thotë do të kandidoj për kryetarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Do ta bëj publike në momentin kur janë rrethanat më të mira për partinë, do ta respektojë rregulloren të cilën e kanë zgjedhur Këshilli Drejtues për zgjedhje të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe do t’i krijojmë mundësi, do t’i krijomë mundësi secilit që të ketë mundësi të marrë përgjegjësi dhe të ketë drejtë zgjedhjeje”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe