LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon seancë të jashtëzakonshme të premten

Veseli kërkon seancë të jashtëzakonshme të premten

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vizitoi sot komunën e Ferizajt, nga ku ka thënë se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku tha se në rend dite është një pako prej 320 milionë euro që do t’i ndihmojë punonjësit në sektorin privat.

“Besojmë se ditën e premte do të jetë një ditë e bashkimit të spektrit politik”, tha ai.

Veseli tha se duhet të behet më shumë që t’iu ndihmohet komunave.


Sa i përket që vendi është pa qeveri, Veseli tha se është çështje e atyre që e kanë ngritur mocionin dhe atyre që aktualisht janë në qeveri.

“Është çështje e këtyre të cilët e kanë ngritur mocionin dhe e këtyre që aktualisht janë në qeveri të marrin vendimmarrje. Pozicioni ynë është i qartë. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë moment është se qytetaret po ballafaqohen me një pandemi”, tha ai.

I pyetur se a është kjo një vizitë e tij si një lloj fushate, Veseli tha se kjo është për të treguar se nuk janë ndalur as në luftë e as tash nuk do të ndalen.

“Tash pak e hiç e kam mendjen tek fushata paraelektorale, ta kalojmë këtë pjesë njëherë”, tha ai.

Kreu i PDK-së ka vizituar edhe një barnatore dhe furrë të bukës në Ferizaj./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori