Veseli: Ftoj partitë parlamentare ta mbështesin iniciativën për Tribunalin, pa kalkulime politike

Procesi zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, ka qenë proces reformator edhe për vendin, sepse energjitë e reja janë të orientuara për Kosovën Perëndimore, me një koncept që ofron mundësi për të gjithë. Kështu ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para strukturave të reja të PDK-së Kamenicë.
Veseli ka theksuar se rreth konceptit të Dekadës së Re, janë bashkuar qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, gra e burra, djem e vajza të reja, njerëz me ide inovative, e të cilët sikurse në krejt Kosovën, mund të sjellin ndryshime edhe për Kamenicën.
Kreu i PDK-së ka thënë se Kamenicës i duhet përkrahje e ide, duke kërkuar nga strukturat e PDK-së që këtë mesazh ta përçojnë tutje tek çdo qytetar.
“Me këtë përkushtim e angazhim të PDK-së, Kamenica do të jetë fitimtare. Kamenicës i duhet bashkëpunimi, ofrimi me njëri-tjetrin i atyre që janë të vendosur në rrugën për të mirën e vendit. Ne si parti jemi të vendosur të ndjekim këtë rrugë, pa kalkuluar për vota siç mund të bëjnë të tjerët, sepse para vetes e para së gjithash kemi mision të shenjtë kombëtar, e kësisoj do të marim vendime, për të kaluarën por edhe për të ardhmen. Kamenica nuk mund të vazhdoj kështu duke u mashtruar qytetarët me improvizime në qeverisje sepse kështu vetëm do të dëmtohet edhe më shumë. Kamenica ka nevojë për një vizion të qartë që e ka Dekada e Re për ta kthyer atë në komunë ku qytetarët gjejnë perspektivë për të jetuar e jo sikur tani, për të ikur prej saj”, tha Veseli.
“Kosova ka resurse të jashtëzakonshme. Resurset ekonomike dhe humane nuk janë shfrytëzuar sa duhet as në Kamenicë dhe askund në Kosovë dhe nëse ecim me këtë vizion dhe vendosmëri, shumë shpejt mund të ndodhin ndryshime pozitive në ekonominë e Kosovës. Po flas për një vizion, për një koncept për qytetarin dhe me besim në njëri-tjetrin mund ta ndërtojmë shtetin. Kamenica ka resurse, merrni njerëzit nëpër lagje, fshatra e qytete, ofroni djem të rinj e vajza të reja, zhvilloni konceptin tonë dhe bëjeni këtë për të mirën e Kamenicës dhe jo veç të PDK-së”, tha Veseli.
Tutje, kreu i PDK-së ka folur edhe rreth iniciativës së tij për Tribunalin për Krimet e Serbisë në Kosovë.
Ai ftoi të gjitha partitë parlamentare ta mbështesin iniciativën për Tribunalin e mos të bën në kalkulime politike sepse siç tha ai, Tribunali nuk është çështje e hakmarrjes por çështje e së drejtës sonë, kurse dënimi i kriminelëve i hap rrugë një epoke të re.
Kryetari i Degës së PDK-së në Kamenicë, Bajram Dermaku, ka thënë se edhe në këtë qytet ka pasur një proces zgjedhor shumë demokratik. Ai tha se menjëherë pas zgjedhjeve të brendshme kanë nisur punën dhe aktivitetet me strukturat e zgjedhura të partisë, duke shprehur bindjen se PDK-ja në Kamenicë do të jetë akoma më e fuqishme dhe se do të punojnë shumë që kjo parti në zgjedhjet e ardhshme ta qeverisë Komunën e Kamenicës e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë si rezultat i mungesës së vizionit të qartë qeverisës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?