Alban Veseli është ndarë i kënaqur me kualifikimin në finale të skuadrës së Pejës, teksa ndeshjen ndaj Bashkimit e cilësoi si të vështirë.

Alo qendra e pejane ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e Pejës në gjysmëfinale ndaj Bashkimit, fitorja kjo që e kualifikon në finale dhe për këtë Veseli është shumë i kënaqur.


“Nuk ka lojë të lehtë në gjysmëfinale. Bashkimi ka luajt një lojë të fortë, sidomos në çerekun e katërt”, ka thënë fillimisht Veseli.

“Epërsia prej 20 pikëve na relaksoi neve, por në fund kemi fituar dhe jemi të kënaqur me këtë, pasi fituam me meritë. Numri i madh i Shqiponjave ishte një motiv i madh për ne dhe kjo ndikoi te ne”, përcjell Telegrafi.

“Kundërshtar i preferuar për finale është Prishtina, pasi për Trepçën e dimë çfarë bën Torcida në Minatori”, përfundoi basketbollisti i njohur si ‘Drenica’. /Telegrafi/

telegrafi sport app