LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Epopeja e UÇK-së, rasti më unikat në historinë botërore

Veseli: Epopeja e UÇK-së, rasti më unikat në historinë botërore

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari e të anëtarëve të tjerë të Familjes Jashari, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Veseli tha se raste të tilla si ky, kur një individ dhe një ngjarje ndryshon gjithë historinë e një kombi, janë të rralla në historinë e popujve.


Ai tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, me Komandantin Legjendar Adem Jashari, me luftën, qëndresën dhe sakrificën e tij, ndryshoi rrjedhat e zhvillimeve të gjithëmbarshme të kombit tonë, është rasti më unikat në historinë botërore.

“Sot ne jemi krenarë dhe ecim bashkërisht përpara në rrugën e forcimit të shtetit e të integrimit euro-atlantik. Askush nuk mund të na dalë përpara dhe askujt nuk i frikësohemi. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ajo do të jetë më e zhvilluar, më e fuqishme dhe më sovrane, edhe për faktin se ka orientim të qartë të partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. Po ashtu, ka orientim të qartë edhe sa i përket zhvillimit të vet të gjithmbarshëm, por edhe të fqinjësisë së mirë me fqinjët e saj”, theksoi Veseli.

Ai tha se ata që duan fqinjësi të mirë, do ta kenë atë, ndërsa ata që nuk e respektojnë shtetin e Kosovës, po ashtu do të përballen me të njëjtën qasje.

“Jam këtu së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, i cili është pjesë e kësaj lavdie, e kësaj sakrifice dhe e këtij kontributi. Nuk ka gjë më të mirë se sa dy dekada pas kësaj rënieje heroike, në Kosovën, në Drenicën dhe në Skenderajn e lirë, ta kemi kryetar komune pikërisht nipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Lavdi dhe respekt të gjithë atyre që kanë sakrifikuar dhe familjeve të tyre”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori