Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e reja të PDK-së në Suharekë e Gjakovë për të diskutuar vizionin e tij për jetësimin e platformës Dekada e Re.
“Ne sot jemi dëshmitar për shpejtësinë e zhvillimeve të pritshme por edhe të pa pritshme politike brenda dhe jashtë vendit. Vendit tonë, ne me mundësitë dhe veprimet tona, duhet t’i shërbejmë më së miri që mundemi, sepse, ky është obligim për të djeshmen tonë, të sotmen dhe ardhmen e fëmijëve tanë, si detyrim dhe obligim madhor, brenda vlerave të interesit dhe synimit nacional, integrimin me vlerat euro-atlantike”, theksoi Veseli.
Kreu i PDK-së tha se reformat e reja që kanë filluar, do ta fuqizojnë PDK-në edhe më shumë si partia më e madhe në vend e cila ka përgjegjësinë për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.
“Ne kemi ofruar dhe ofrojmë si parti hapësirë për të gjithë, por, këto mundësi duhet të kenë impakt në secilin nivel. Marrja e përgjegjësisë dhe ballafaqimi e sfidat është tipar yni, ndërsa ADN-ja jonë është e pranishme në secilin projekt me vlerë nacionale që nga çlirimi e deri sot. Ne nuk do të ndalemi duke ofruar mundësitë më të mira dhe vlerat më të mira në secilin nivel, duke e bërë vendin tonë të zhvilluar dhe me vlera”, tha Veseli.
Duke folur për projektet dhe reformat e mëdha të ministrave të PDK-së, kreu i PDK-së tha se në partinë që e drejton nuk do të ketë hapësirë për asnjë individ që ka probleme me ligjin.
Ramë Vataj, kryetar i Degës së PDK-së në Suharekë, tha se në këtë komunë ka pasur shumë ndryshime pozitive gjatë procesit të brendshëm zgjedhor ku shumë profesionistë të fushave të ndryshme që i kanë sjellë energji të re Dekadës së Re.
Pas takimit me strukturat e Degës së PDK-së në Suharekë, Kryetari Veseli ka mbajtur takim edhe me strukturat e degës së PDK-së në Gjakovë, ku u prit nga strukturat lokale të kësaj partie, të cilat i përgëzoi për punën dhe angazhimin, ndërsa i ftoi të punojnë më shumë për tu ofruar tek qytetarët dhe të flasin për vizionin e Dekadës së Re./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?