LAJMI I FUNDIT:

Veseli dhe Eichhorst konfirmojë perspektivën evropiane të Kosovës

Veseli dhe Eichhorst konfirmojë perspektivën evropiane të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim  Angelina Eichhorst, Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimit evropian të saj dhe hapat që duhet ndërmarrë në këtë proces.

Zyrtarja e lartë e BE-së i konfirmoi kryeparlamentarit Veseli mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës, ndërsa shfaqi shpresën në përmbushjen sa më të shpejtë të të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave nga ana e Kosovës.


Kryeparlamentari Veseli e siguroi znj. Eichhorst se institucionet e reja të Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht për përmbushjen e kritereve që mundësojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe lehtësojnë rrugën evropiane të saj.

Veseli tha se Kosova po punon maksimalisht, së bashku më partnerët e saj, në avancimin e reformave demokratike, forcimin e shtetit ligjor dhe luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar.

Eichhorst uroi kryeparlamentarin Veseli për rizgjedhjen e tij kryetar i Kuvendit, ndërsa shfaqi shpresën që bashkëpunimi midis Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës do të thellohet edhe më tej.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori