Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë nё Kosovё, Per Strand Sjaastad’s, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e projektit për digjitalizimin e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij, të financuar nga shteti norvegjez, në vlerë prej 2.5 milionë eurosh.
Duke falënderuar ambasadorin Sjaastad’s, dhe shtetin norvegjez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, kryeparlamentari Veseli tha se me anё tё digjitalizimit tё legjislacionit, qytetarёt e Kosovёs, mediat, organizatat e shoqërisë civile, partitë politike, institucionet e ndryshme, do tё kenё qasje tё lehtё edhe tё menjёhershme tek ligjet e Kosovës.
Veseli tha se ky projekt, i modelit “Loëdata”, si njëri nga modelet më tё avancuara tё digjitalizmit tё ligjeve, tё zbatuar me dekada tё tёra nё shtetin e Norvegjisë, shënon hapin e parë të E-Qeverisjes nё Kosovё.
“Harmonizimi gjuhёsor ёshtё komponenta e dytё e rёndësishme e kёtij projekti. Ky harmonizim është tejet me rëndësi për shoqërinë tonë multietnike, ngase përmes tij evitohen mospërputhjet mes ligjeve në gjuhë të ndryshme. Në këtë drejtim jemi duke punuar së bashku me partnerët tanë në një fjalor zyrtar tre gjuhësh, shqip-serbisht-anglisht. Shumica e buxhetit për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm do të jetë donacion nga shteti i Norvegjisë ndërsa pjesёrisht projekti do të financohet edhe nga buxheti ynë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai shtoi se nga sot, demokracia parlamentare e Kosovës është më afër trendeve bashkëkohore të legjislacionit dhe transparencës ndaj qytetarëve.
Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad’s, nga ana e tij, theksoi se financimi i këtij projekti është konfirmim i mbështetjes së shtetit që ai përfaqëson, për reformat në Kosovë.
“Ky projekt do të jetë një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe i përdorshëm për të gjithë ligjvënësit, për profesionistët ligjorë, si prokurorët dhe avokatët, si dhe të gjithë qytetarët e thjeshtë në këtë vend”, theksoi ambasadori Sjaastad’s, duke shtuar se kontributi i Norvegjisë në këtë projekt do të jetë rreth 2.3 milionë euro.
Ai ka falënderuar Kryeparlamentarin Veseli për bashkëpunimin e ngushtë me shtetin norvegjez dhe ka vlerësuar lart rolin e tij për demokratizimin dhe transparencën e Kuvendit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448278605_996948441794047_4076569151971917144_n-380x233.jpg)
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
![Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/22-380x233.png)
Familjarët kërkojnë drejtësi për gruan që vdiq derisa ishte duke u përgatitur për operim, thonë se mjekët nuk reaguan me kohë
![Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/unnamed-1-5-380x233.jpg)
Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar
![Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Behgjet-Pacolli-foto-Ridvan-Slivova-2-380x233.jpg)
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
![Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_4-34-380x233.jpg)
Samiti i Paqes për Ukrainën, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, si një shtet që ka vuajtur nga lufta në model të demokracisë
![Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Vizita-e-Ish-sekretari-gjeneral-te-NATO-s-Lord-George-Robertson-ne-15-vjetorin-e-pavaresise-foto-Ridvan-Slivova-5-380x233.jpg)
Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-1212-380x233.jpg)
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
![Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hehir-hill-380x233.jpg)
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
![Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_19-14-380x233.png)
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
![Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/euro-2024-5-380x233.jpg)
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
![Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/wirtz-3-380x233.jpg)
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
![Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/441489325_812442440544412_2556723435455880075_n-1-380x233.jpg)
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit