LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Bashkë me SHBA-në do ta sigurojmë njohjen nga Serbia dhe ulësen e Kosovës në OKB

Veseli: Bashkë me SHBA-në do ta sigurojmë njohjen nga Serbia dhe ulësen e Kosovës në OKB

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, ka thënë pas takimit me nënsekretarin e SHBA-së, David Hale se i siguron qytetarët e Kosovës se dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cenuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

“Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimn tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, ka thënë Veseli,  nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen e tij në Facebook.


Postimi i plotë i  Veselit:

“Me Nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, sot patëm një takim të rëndësishëm.

Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ky përkushtim tashmë është konfirmuar edhe përmes miratimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit, Platformës dhe Delegacionit Shtetëror për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimin tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, ka shkruar Veseli.

Thaçi tregon çka u bisedua në takimin e liderëve me diplomatin amerikan, nuk e përmend taksën
Lexo po ashtu Thaçi tregon çka u bisedua në takimin e liderëve me diplomatin amerikan, nuk e përmend taksën
Përfundon takimi i David Hale me liderët e Kosovës
Lexo po ashtu Përfundon takimi i David Hale me liderët e Kosovës

Pas takimit me Nësekretarin amerikan të Shtetit, David Hale, janë deklaruar pëermes rrejtit social edhe presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, të cilët kanë thënë se në takim është biseduar për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Nënsekretari amerikan, Hale: Përkushtimi i SHBA-së për Kosovën mbetet i palëkundur
Lexo po ashtu Nënsekretari amerikan, Hale: Përkushtimi i SHBA-së për Kosovën mbetet i palëkundur
Haradinaj, pas takimit me Hale: Jemi të gatshëm dhe unik për vazhdimin e dialogut me Serbinë
Lexo po ashtu Haradinaj, pas takimit me Hale: Jemi të gatshëm dhe unik për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Ndërsa, diplomati amerikan në një intervistë që i ka dhënë disa mediave ka theksuar se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës nuk e ka luhatur përkushtimin e SHBA-së për Kosovën. /Telegrafi/