LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Banorët e Krushës së Madhe janë shembull i punës

Veseli: Banorët e Krushës së Madhe janë shembull i punës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së ka qëndruar të shtunën në Krushë Madhe ku mori pjesë në festën tradicionale të vjeljes së perimeve “Agrofesta”.

I shoqëruar nga kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, kreu i PDK-së ka takuar qindra banorë të Krushës me të cilët ka diskutuar për rendimentet bujqësore dhe nevojën për rritjen e subvencioneve për fermerët.


Veseli tha se banorët e Krushës janë shembulli më i mirë se si me punë e vullnet mund të arrihen suksese dhe zhvillimi ekonomik e punësimi.

Ai tha se banorët e Krushës, i madh e i vogël gjatë gjithë ditës punojnë tokat e tyre duke arritur të kuktivojnë perime që konsumohen nga gjithë qytetarët e vendit.

“Një ditë e veçantë sot në Krushën e Madhe, ku pata kënaqësi t’u bashkohem qytetarëve për Agrofestën. Banorët e këtij vendi kanë qenë shembull edhe në luftë, ndërsa në liri janë modeli më i mirë se si me vullnet e punë kanë arritur të bëhen kultivues modernë të shumë produkteve. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin edhe më tej ata që ia dalin me sukses dhe hapin vende të reja pune”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori