LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Agjenda evropiane është prioritet kryesor i Kosovës

Veseli: Agjenda evropiane është prioritet kryesor i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë- Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, për të diskutuar për prioritet e shtetit të Kosovës në fushën e integrimeve evropiane.

Kryeparlamentari e ka njoftuar shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/PPBE për rrjedhën e deritashme të punës së institucioneve të Kosovës dhe përkushtimin për agjendën evropiane të Kosovës. Kreu i legjislativit tha se institucionet e Kosovës do t’i zbatojnë të gjitha kriteret e nevojshme për të përmbyllur sa më parë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve.


“Kosova është vend evropian dhe institucionet tona janë të përkushtuara në përmbushjen e agjendës së plotë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Agjenda e integrimeve evropiane është prioritet kyç i shtetit tonë dhe Kosova shumë shpejt do të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha Veseli.

Veseli e siguroi shefen e Zyrës së BE-së për përkushtimin institucional që marrëveshja e IPA 2016 ku Kosova përfiton 70.5 milionë euro do të miratohet në ditët në vijim me prioritet të veçantë në Kuvendin e Kosovës. Ai po ashtu theksoi se të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane do të trajtohen me prioritet.

Në takim me kryeparlamentarin Veseli, shefja e Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, tha se Kuvendi duhet t’i jap prioritet maksimal çështjeve që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Apostolova përsëriti angazhimin e BE-së ndaj perspektivës evropiane të Kosovës dhe siguroi Veselin se BE-ja do të mbështesë dhe vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet dhe partitë politike për të shtyrë përpara reformat dhe agjendën evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori