LAJMI I FUNDIT:

Vesel Memedi propozon bllok opozitar shqiptar përfshirë këtu Lëvizjen Besa dhe PDSH-në

Vesel Memedi propozon bllok opozitar shqiptar përfshirë këtu Lëvizjen Besa dhe PDSH-në

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) nëpërmjet një njoftimi dërguar mediave thonë se në Kryesinë Qendrore është diskutuar rreth aktualitetit politik ku janë miratuar disa konkluzione.

“Kryesia qendrore e RDK-së, shpreh qëndrimin e vet partiak, se jemi pro formimit të një blloku opozitar të mirëfilltë dhe të sinqertë, me një platformë të përbashkët që do ta përpilonin përfaqësuesit e të gjitha partive politike opozitare, me të vetmin qëllim rotacionin e pushtetit në të mirë të qytetarëve”, shprehen nga RDK, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se nuk e njohin koalicionin dypalësh mes Alternativës dhe, siç thonë nga RDK, LR-PDSH-së sepse kjo është vetëm një lojë nga shumë lojërat e mëhershme.

“Kryesia qendrore e RDK-së mban qëndrim të qartë se nuk pranon shkrirjen në asnjë parti tjetër, dhe nëse nuk ka gjasa të formimit të një blloku opozitarë të mirëfilltë, atëherë është e gatshme të mos merr pjesë në garë në këto zgjedhje parlamentare. Nëse shqiptarët duan një opozitë të mirëfilltë në Maqedoninë e Veriut, atëherë ky bllok opozitarë nuk mund në asnjë mënyrë të anashkalojë PDSH-në si parti më e vjetër shqiptare, Lëvizjen Besa të reformuar, si dhe Rilindjen Demokratike Kombëtare”, shprehen nga kjo parti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori