LAJMI I FUNDIT:

Versioni më i fuqishëm i Ford Mustangut të ri do të prodhojë 500 kuaj-fuqi

Versioni më i fuqishëm i Ford Mustangut të ri do të prodhojë 500 kuaj-fuqi

Gjenerata e shtatë e Mustang vjen në treg kah mesi i vitit të ardhshëm, kurse në Ford për versionin Dark Horse kanë përgatitur edicionin më të fuqishëm – atë me motor 5 litërsh V8.

Me afrimin e fundit të vitit në Ford vendosën të zbulojnë potencialin që do ta ketë motori, që e vë në lëvizje gjeneratën e shtatë të veturës më të famshme sportive, transmeton Telegrafi.


Dihet se në kulmin e ofertës së Mustangut të ri, që në auto-sallone pritet të shitet kah mesi i vitit të ardhshëm, do të jetë edhe versioni Dark Horse që nën kapak do të ketë motorin 5 litërsh V8 “Coyote” që prodhon 500 kuaj-fuqi.

Mustangu “më i dobët” GT që ka motor V8 prodhon 480 kuaj-fuqi, kurse në Evropë mbetet edhe ai me 2.3 litra me katër cilindra EcoBoost që gjeneron 315 kuaj-fuqi.

Për gjeneratën e shtatë Ford do t’ju ofrojë blerësve të Mustangun, me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi apo atë automatik me 10. /Telegrafi/