LAJMI I FUNDIT:

Vërshime në Opojë, gjendje alarmante në disa fshatra

Vërshime në Opojë, gjendje alarmante në disa fshatra

Reshjet e dendura të shiut pasditen e së mërkurës (sot) kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të Opojës.

Gjendje më alarmante paraqitet në fshatrat Bresanë, Zaplluxhë, Kuk, Kullibeg, Blaç dhe fshatra të tjera të Dragashit, ku uji tashmë ka vërshuar edhe shtëpitë, transmeton Telegrafi.


Burime të Telegrafit nga këto zona bëjnë të ditur uji ka depërtuar nëpër shtëpitë e këtyre fshatrave.

Qytetarët kanë shpërndarë video në rrjetet sociale për të përshkruar gjendjen e rëndë si rrjedhojë e vërshimeve, raporton Telegrafi.

Institucionet e sigurisë kanë apeluar për kujdes të shtuar, shkaku i situatës emergjente.

Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit
Lexo po ashtu Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit

Ndryshe, përveç reshjeve të dendura të shiut,sot ka pasur edhe reshje breshri, i cili ka shkaktuar dëme në rajonin e Ferizajt dhe Prizrenit. /Telegrafi/