Aktori i njohur amerikan, Brad Pitt, së fundmi ka qenë duke shijuar romancën me Nicole Poturalski.

Ani pse dyshja kanë filluar lidhjen e tyre, thuhet se Poturalski është e martuar dhe ka një fëmijë, shkruan Daily Mail.


Duket se raportet janë duke u bërë më të thella, pasi është raportuar se Brad është duke i shitur verërat te restoranti i Roland Mary.

33079000 8724689 image a 65 1599878908325

Biznesi i bashkëshortit të modeles është me destinacion në Berlin, aty ku edhe çifti i ri ishin njoftuar.

Më parë, aktori kishte bërë të ditur se kishin blerë vendin ku posedojnë verëra të ndryshme, së bashku me Angelina Jolie.

33079006 8724689 image m 70 1599879025723

Bëhet fjalë për Chateau Miraval, në të cilin Brad dhe Angelina ishin martuar, ndërsa tani ai po e dërgon të dashurën e re.

Derisa dyshja janë në fillimet e shkëndijave mes vete, raporti mes Nicole dhe Ronald mbetet ende i mirë, duke u konsideruar si ‘martesë e hapur’. /Telegrafi/

33078638 8724689 image m 69 1599879013040