LAJMI I FUNDIT:

Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në veshë ju mbetet copa e pambukut!

Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në veshë ju mbetet copa e pambukut!

Ata të cilët gërditen nuk duhet ta shikojnë këtë video

Edhe pse në çdo paketim të shkopinjve për veshë shkruan që të mos futen në kanalin e veshit, njerëzit kështu veprojnë akoma.

Në rend të parë, për shkak se nuk dinë se si ndryshe t’i pastrojnë veshët, transmeton Telegrafi.

Prodhuesit me këtë vërejtje heqin përgjegjësinë nga incidentet, ndërkaq askush nuk jep zgjidhje praktike.

Nëse bëni pjesë në mesin e shumicës të cilët besojnë që asgjë e keqe nuk mund t’ju ndodhë, mbase do të ndryshoni mendim pasi që të shikoni këtë video.

Dr. Kunal Karade, nga Nagpuri i Indisë, ka kanalin e vet në YouTube në të cilin publikon intervenime të ndryshme mjekësore.

Në mesin e tyre është edhe pastrimi i veshit pasi që një pjesë e pambukut një femre i ka ngecur në kanalin e veshit. Një muaj të plotë. Që kur i ka ngecur pambuku, ka filluar të ketë probleme me veshin.

Mirëpo te mjeku ka shkuar vetëm pas një muaji kur është zhvilluar infeksioni i veshit. Doktori dalëngadalë ia ka nxjerrë mbetjet e qelbësuara të pambukut dhe pastaj ka pastruar tërë veshin.

Vërejtje: Kujdes, pamja nuk është e këndshme dhe shumica do ta përjetojnë si të gërditshme.

Shikojeni videon.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori