Vera Ora publikon fotografi me veshje tradicionale

Rita Ora tërhoqi vëmendjen e opinionin ndërkombëtar me veshjen e përzgjedhur në videoklipin e këngës “Bang”.
Shqiptarja e famshme në xhirimet e videos muzikore të bashkëpunimit me Imanbek, kishte zgjedhur veshje tradicionale, të cilat u përfolën shumë në media.
Me po këtë përzgjedhje, Rita e kishte uruar edhe përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa kësaj radhe, nëna e saj, Vera Ora, ka zgjedhur të publikojë disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar me veshje tradicionale.

“Tradicionalja më përshtatet mirë, faleminderit”, ka shkruar Vera në përshkrim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/04/2021
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































