LAJMI I FUNDIT:

​Veprimtari Jim Xhema nderohet në Prishtinë, një rrugë merr emrin e tij

​Veprimtari Jim Xhema nderohet në Prishtinë, një rrugë merr emrin e tij

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë veprimtarin shqiptaro-amerikan, Jim Xhema.

Për kontributin e tij për vendin, një rrugë në kryeqytet (Rruga A) ka marrë emrin e tij “Jim Xhema”.

Ndërsa vet Xhema apeloi që të punohet bashkërisht në dobi të popullit të Kosovës.


E në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e palodhshme dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, atij mirënjohje i ndau i pari i Prishtinës.

Me këtë rast, Rama shprehu vlerësim për punën dhe veprat e veprimtarit të njohur, duke thënë se ai është njëri ndër figurat që prezanton globin shqiptaro-amerikan.

“Jim Xhema, ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe është marrë me këtë aspekt gjatë tërë jetës së tij… Ne kemi vendosur ta nderojmë dhe ta përjetësojmë veprën e tij, përmes rrugës A, që tash rruga A thirret ‘Jim Xhema’. Na ka nderuar me ardhjen e tij për festat e pavarësisë së Kosovës. Pra ka ardhur dhe është sot me ne dhe do të qëndrojë disa ditë këtu… Xhema… e riprezanton gjithë globin shqiptaro-amerikan”, u shpreh Rama.

Veprimtari i njohur shqiptar, Jim Xhema tha se ndjehet i lumtur që ndodhet në Kosovë, teksa apeloi që të punohet në përparimin e vendit dhe kombit.

“Jam shumë i lumtur që erdha dhe jam akoma më i lumtur që shoh sa mirë po kaloni dhe i lutem Zotit që të vazhdoni të punoni së bashku për përparimin e kombit tonë dhe të ndërtoni një vend të lirë dhe të drejtë që respekton ligjin dhe njerëz si ai që u kthye nga puna e tij në Londër për të punuar me kaq zell më bën shumë, shumë të lumtur. Faleminderit shumë, rroftë Kosova”, tha ai.

Ai kujtoi vizitën historike të senatorit Bob Dole në vitin 1990 në Prishtinë dhe rëndësinë e saj, pasi siç tha ai mbetet jetike meqenëse Serbia kishte mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.

Ndërkohë veprimtari Jim Xhema së bashku me të parin e Prishtinës, Përparim Rama dhe nënkryetarin, Alban Zogaj kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori