LAJMI I FUNDIT:

Veprat e dy kompozitorëve kosovarë, do të interpretohen në Londër

Veprat e dy kompozitorëve kosovarë, do të interpretohen në Londër
Willingdon House Music

Vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkajt dhe “Optio” e Memli Kelmendit, do të interpretohen në Londër nga kuarteti Willingdon House Music (Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy dhe Max Mausen).

Njëzetekatër kompozitorë nga mbarë bota i janë përgjigjur thirrjes së këtij grupi, ndaj koncerti do të mbahet në dy ditë. “Optio” do të interpretohet të premten më 29 maj në ora 19:30, ndërsa “Trio”, të premten me 5 qershor në ora 16:30.


Për shkak të pandemisë globale të Covid-19-shit, koncertet do të transmetohen online.