Vënia në funksion e kritikave negative për të pasur sukses

Është e pamundur që të paktën një herë në vit të mos merrni ndonjë reagim negativ në vendin e punës. E rëndësishme është të mos i merrni personale dhe të mos demoralizoheni e në vend të kësaj të mësoni se si t’i menaxhoni këto komente që sigurisht ju prekin.
E vërteta është që nuk do të keni kontroll mbi atë se si ju bën të ndiheni, por mund ta keni nën kontroll se si do të reagoni. Reagimi i natyrshëm mund të jetë të ktheheni në kundërshtar mbrojtës. Mos e bëni! Në vend të kësaj njihuni me pesë këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i merrni kritikat si konstruktive.
Mos jini mbrojtës
Hapi i parë është të keni kontroll mbi reagimin tuaj. Nëse merrni komente negative, merrni pak kohë t’i analizoni emocionet që i ndjeni! A ndiheni të turpëruar, të shqetësuar, të nervozuar apo të zhgënjyer? Përpiquni të mos i lini këto ndjenja të peshojnë aq shumë sa t’jua prishin bashkëveprimin konstruktiv, sidomos nëse ndiheni të nervozuar. Dëgjoni deri në fund dhe merrni pak kohë për të reflektuar në atë që është thënë pastaj, përgjigjuni në një formë të mirë dhe profesionale!

Merrni shënime
Marrja e shënimeve është një deklaratë vërtet e fuqishme, veçanërisht për eprorin tuaj. Tregon që jeni mjaftueshëm të matur për t’i pranuar kritikat dhe për të punuar me to. Kur merrni komente negative, mendja juaj do të jetë e turbulluar me emocione kështu që, marrja e shënimeve do t’ju ndihmojë të reflektoni në atë që është thënë. Po ashtu, ju ndihmon edhe të vini me një plan të pastër për ta rregulluar dobësinë por edhe, ju ndihmon ta rikujtoni ndonjë pyetje që ju ndihmon në këtë proces, shkruan Akademi Pune, transmeton KP.
Reflektoni nëse reagimi ishte i drejtë
Pasi t’i keni shënuar reagimet negative dhe të keni pasur kohë për ta pastruar mendjen, duhet ta konsideroni çfarë është thënë. A qëndron ai koment apo jo? Nganjëherë ato mund të jenë të drejta për shumë arsye. Prandaj, duhet të jeni shumë objektivë kur i analizoni komentet. Si është mjedisi i punës? A ju ndihmon me të vërtetë menaxheri juaj të rriteni apo ai është duke ju kritikuar vazhdimisht padrejtësisht? Nëse është kjo e fundit, duhet të punoni me veten që ta ktheni motivimin dhe jo të ndikoheni nga komentet e padrejta dhe të qëllimshme.
Mbase edhe duhet të mendoni të largoheni nga mjedisi toksik, nëse është vërtet i tillë. Por sigurisht, mos dilni duke u hakërryer!
Krijoni një listë me pyetje përcjellëse
Qartësimi është shumë i rëndësishëm kur vjen puna te komentet negative. Mos u frikësoni të bëni pyetje ose të përgjigjeni! Por, nëse ndiheni konfrontues ose të nervozuar, pushoni pak përpara se të përgjigjeni. Të bazuarit në fakte ju ndihmon të jeni objektivë dhe të jepni rezultate shumë të mira. Nëse punëdhënësi ju thotë që duhet t’i rrisni aftësitë e komunikimit, duhet të kërkoni që t’jua qartësojë pak më mirë këtë pjesë. A do të thotë kjo që ju duhet komunikim më i mirë me klientët, mbikëqyrësit apo punonjësit e tjerë, apo në të shkruar? Në këtë mënyrë do ta ruani kohën që të mos përqendroheni në diçka të parëndësishme.

Krijoni një plan përcjellës
Pasi ta keni mësuar se në cilën pjesë duhet të përmirësoheni, është e rëndësishme që ta krijoni një plan. Çfarë duhet të bëni për t’u përmirësuar? Vendosni afatet kohore të arsyeshme që ju ndihmojnë në këtë drejtim! Përpiquni, të kërkoni takime të tjera në mënyrë që, të kërkoni reagime të tjera për progresin që po bëni. Kjo është mënyra më e mirë që të mos i merrni personale kritikat, madje edhe të krijoni raporte më të mira më bashkëvepruesin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pastroni dyshekët me ndihmën e një kapaku të tenxheres

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
Këto janë 33 rekorde botërore të seksit

10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Çfarë kërkojnë meshkujt në seks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës