LAJMI I FUNDIT:

Venera dhe Jupiteri do të duken sikur ‘u përplasen’ në qiellin e natës këtë javë

Venera dhe Jupiteri do të duken sikur ‘u përplasen’ në qiellin e natës këtë javë

Ata që zgjohen herët këtë muaj kanë pasur mundësi të shohin shtrirjen pothuajse të përsosur të katër planetëve në qiellin e natës.

Por “spektakli” ende nuk ka mbaruar!


Kjo pasi që në orët e para të 30 prillit 2022, ne do të kemi mundësinë të shohim dy planetët, Venerën dhe Jupiterin “gati duke u përplasur” pasi ato do të duken se lëvizin jashtëzakonisht afër njëri-tjetrit nga “pika ku i shohim ne”.

Në fakt, të dy planetët do të afrohen aq shumë në qiellin e natës saqë do të duket se do të bashkohen në një masë gjigante, me shkëlqim me sy të lirë, sipas NASA-s, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, ata me teleskop do të jenë në gjendje t’i dallojnë dy objektet më qartë.

Planetët do të jenë 0,2 gradë larg njëri-tjetrit në afrimin e tyre më të afërt – pak më pak se distanca këndore e një hëne të plotë.

Spektakli do të jetë sërish i dukshëm në orët e agimit të 1 majit, por pozicioni i planetëve do të jetë i kundërt.

Sigurisht, planetët nuk janë fare afër njëri-tjetrit – orbitat e tyre thjesht do të duken ashtu nga pamja jonë e qiellit të natës këtu në Tokë.

Në realitet, planetët do të jenë 430 milionë milje (690 milionë km) larg njëri-tjetrit – më shumë se katërfishi i distancës midis Tokës dhe Diellit.

Ky ‘bashkim’ i dukshëm i Venerës dhe Jupiterit është “afrimi” i dytë që kemi parë këtë muaj, pasi Marsi dhe Saturni u rreshtuan në fillim të prillit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Azia
Kalo në kategori