Vendosja e posterëve në objekte banesore, PZAP gjobit Listën Serbe

PZAP Në PZAP janë paraqitur 352 apele nga kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur Listën Serbe me 800 euro për vendosjen e posterëve në objektet banesore kolektive në rrugën “Princi Millosh” në Mitrovicën e Veriut, pa lejen e pronarëve.
Ky vendim i PZAP-së është marrë pas ankesës së bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në bazë të njoftimit të PZAP-së, “veprimi i Listës Serbe ka rënë ndesh me nenin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thekson se veprimet e ndaluara të subjekteve politike”.
PZAP ka urdhëruar Listën Serbe që t’i largojë posterët, duke theksuar se nëse nuk i binden urdhrit, mund të sanksionohen me dënime shtesë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































