Ish-drejtori për Kulturë në Komunën e Bujanocit, Granit Sejdiu, do të përballet me gjykatën serbe pasi më 28 Nëntor, në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosi flamurin kombëtar dhe siguroi sallën për mbajtjen e një aktiviteti për të shënuar këtë ditë.
Sejdiu, përmes një reagimi në rrjete sociale, ka publikuar ftesën dhe lëndën me të cilën ngarkohet, duke bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë pasi shqiptarët duhet ë trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Kjo nuk është asgjë më pak se sa përndjekje në baza etnike. Ky proces gjyqësor nuk është thjesht gjykim personal kundër meje si Granit Sadriu, por edhe gjykim kundër një përfaqësuesi politik të komunitetit më të diskriminuar jo vetëm në Serbi, por në gjithë Evropën”, shkroi Sejdiu.
Ai shkroi se pamundësisë për të shprehur lirshëm e me krenari simbolet dhe identitetin kombëtar duhet t’i vijë fundi.
Postimi i plotë:
“Edhe sa do të vazhdojnë diskriminimi i madh, persekutimi i egër dhe shtypja sistematike e shqiptarëve të Luginës?
Përndjekja e shqiptarëve për shkak të ngritjes së flamurit kuq e zi ka histori tragjike që fatkeqësisht vazhdon edhe në shekullin XXI. Sot më erdhi ftesa për t’u paraqitur në gjyq vetëm për shkak që Drejtoria e Kulturës, ku unë jam Drejtor, në Komunën e Bujanocit siguroi sallën për mbajtjen e festës së 28 nëntorit. Për të shënuar 109 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, normalisht vendosëm edhe flamurin shqiptar. Sepse nuk mund të kremtohet kjo ditë pa simbolin e saj më emblematik.
Kjo nuk është asgjë më pak se sa përndjekje në baza etnike. Ky proces gjyqësor nuk është thjesht gjykim personal kundër meje si Granit Sadriu, por edhe gjykim kundër një përfaqësuesi politik të komunitetit më të diskriminuar jo vetëm në Serbi, por në gjithë Evropën.
Më shumë se kaq, është pjesë e një megaplani shtetëror të Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve nga trevat tona në Kosovën Lindore. Sikur fshirja sistematike e adresave, përmes strategjive të tilla të deportimit, Serbia synon ta bëjë të pamundur jetesën në shtëpitë dhe vatrat tona. U bëj thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës që të marrin masa dhe ta rikthejnë Luginën në agjendën e tyre politike.
Ftojmë edhe institucionet e Bashkimit Evropian që të ushtrojnë trysninë e nevojshme mbi Serbinë që ajo të trajtojë shqiptarët në përputhje me standardet ndërkombëtare. Apeli im është jehonë e lutjes së shqiptarëve që po përballen me valë të pandërprera të elaborateve serbe për zbrazjen e këtyre viseve nga popullata e saj autoktone shqiptare. Kërkojmë nga vëllezërit tanë në Kosovë dhe Shqipëri që të mos lënë në harresë një pjesë të ndërgjegjes kombëtare në harresë dhe në mëshirën e tiranëve të Beogradit.
Pamundësisë sonë për të shprehur lirshëm e me krenari simbolet dhe identitetin tonë duhet t’i vije fundi dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes bashkimit të Kosovës Lindore me shtetin amë të Kosovës. Andaj, ju lutem, dëgjoni thirrjet tona derisa është e mundur të flasim nga këtu.
Një ditë ndoshta nuk do ta kemi as këtë të drejtë“, ka shkruar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe