Vendosen disa afishe në Kaçanik, arrestohen dy persona

Në dy raste të ndryshme brenda një dite në Kaçanik janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orëve 11:00 dhe 18:30 dhe rastet janë cilësuar si "Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit".
Ndërkaq, lidhur me rastet janë arrestuar dy persona të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 26.12.2023-11:00. Raportohet se në Kaçanik, janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kaçanik, 26.12.2023 18:30. Raportohet se në Kaçanik, janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/




















































