Vendos vetëm një gol, Burkina Faso eliminon Tunizinë dhe kalon në gjysmëfinale
Burkina Faso ka mposhtur Tunizinë me rezultat 1-0 për të siguruar biletën për në gjysmëfinale në Kupën e Komeve të Afrikës.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me të dyja skuadrat që kishin nga një rast shënimi.
Por goli i Donga Ouattara erdhi në fund të pjesës së parë dhe ishte vendimtar në këtë sfidë.
https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1487513716400680962
Tunizia në pjesën e dytë u përpoq të barazonte shifrat, por mbrojtja e ngjeshur e Burkina Fasos ishte e patejkalueshme.
Tunizianët kërkuan penallti dhe luajtën me një lojtarë më shumë për 10 minuta, por nuk arritën të bënin diçka më shumë.
Burkina Faso në gjysmëfinale e pret fituesit e ndeshjes Senegal – Guinea Ekuatoriale./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























