LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i MASHT-it për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë ende nuk është zbatuar

Vendimi i MASHT-it për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë ende nuk është zbatuar

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në muajin korrik kishte miratuar kërkesën e Senatit të Universitetit të Prishtinës për rritjen e numrit të studentëve të rinj në Fakultetin e Mjekësisë, për vitin akademik 2019/2020 në nivelin Bachelor.

Mirëpo disa studentë janë ankuar se ky vendim nuk po zbatohet.

Sipas tyre, ky vendim nuk është duke u zbatuar pasi që, pasi janë shpallur rezultatet e provimit pranues nuk ka pasur ndonjë rritje të numrit të studentëve.


Ministri Bytyqi pro rritjes së numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë
Lexo po ashtu Ministri Bytyqi pro rritjes së numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë

Zëdhënësi i MASHT-it, Valmir Gashi, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se nuk ka ndonjë arsye të mos zbatohet ky vendim pasi që sipas tij ka qenë vetë kërkesë e universitetit.

“Vendimi në fjalë duhet të fillojë sa më parë së zbatuari. Nuk ka asnjë arsye që të mos zbatohet sepse ka qenë vet kërkesë e Universitetit. Lidhur me këtë çështje nesër do të zhvillohet edhe një takim me rektorin Marian Dema”, ka thënë Gashi.

Ndryshe në vendimin që është marrë nga MASHT-i për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin Mjekësisë theksohej se kjo gjë është bazuar në kërkesën e Senatit të Universitetit të Prishtinës, për rritjen e numrit të studentëve të rinj në këto dy degë, si dhe në kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për rritjen e numrit të studentëve të rinj, duke u bazuar në gjendjen dhe nevojat aktuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara", letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Lajme
Raportimet se mund të votojnë pro Qeverisë Kurti, deklarohet Lista Serbe

Raportimet se mund të votojnë pro Qeverisë Kurti, deklarohet Lista Serbe

Lajme
Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

Abdixhiku: Seanca duhet të mbahet brenda 48 orëve, nesër nga ora 10:00 deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodh

Lajme
Dështimi i seancës ditën e martë, Presidenca pranon letrën nga Kuvendi

Dështimi i seancës ditën e martë, Presidenca pranon letrën nga Kuvendi

Lajme
Kosova përfshihet në listën e vendeve

Kosova përfshihet në listën e vendeve "të sigurta" të BE-së

Lajme
Vdes një viktimë pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një viktimë pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori