LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° fog

Vendimi i kryetarit Totaj synon shërbime më të shpejta për qytetarët prej datës 1 janar 2025

Vendimi i kryetarit Totaj synon shërbime më të shpejta për qytetarët prej datës 1 janar 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka marrë vendim për thjeshtëzimin e shërbimeve që ofrohen nga drejtoritë komunale.

Në njoftim thuhet se prej datës 1 janar 2025, Komuna e Prizrenit do ta thjeshtësojë burokracinë e shërbimeve për qytetarët, raporton Telegrafi.

“Ky vendim i kryetarit Shaqir Totaj do t’i reduktojë procedurat administrative dhe do t’i kursejë kohë qytetarëve për shërbime të ndryshme që kryhen në administratën lokale publike. Me këtë masë, qytetarët do të mund të përfitojnë nga shërbime më të shpejta dhe më të efektshme”, thuhet në njoftim.


Në të njëjtën kohë është publikuar edhe vendimi përkatës.

“Në të gjitha rastet kur qytetari bën kërkesë për një shërbim administrativ, për nxjerrjen e të cilit kërkohet një dokument që lëshohet nga e njëjta drejtori apo nga një drejtori tjetër e komunës, zyrtari përkatës i komunës obligohet që dokumentin e tillë të mos e kërkojë nga pala”, thuhet në pikën e dytë të vendimit.

Ndërkaq edhe në pikën vijuese parashihen lehtësime për palët, raporton Telegrafi.

“Nëse dokumenti i lëshuar nga komuna kërkohet si kopje, atëherë zyrtari përkatës kërkon dokumentin për shikim nga pala, dokumenti kopjohet nga ana e zyrtarit dhe vendoset në dosje. Nëse dokumenti i lëshuar nga komuna kërkohet si origjinal, atëherë zyrtari përkatës e nxjerr dhe e vendos në dosje, por nuk e kërkon nga pala”.

Tutje në shtojcën e vendimit janë përshkruar edhe dokumentet që nuk kërkohen më për marrjen e shërbimeve, në Drejtorinë e Administratës, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Drejtorinë e Inspektorateve dhe në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025, Agjërimi, Syfyri dhe Iftari

Vaktia e Ramazanit 2025, Agjërimi, Syfyri dhe Iftari

Shëndetësi
Kalo në kategori