Vendimi i Qeverisë për komisionin e jurisprudencës përplasë pozitën dhe opozitën

Vendimi i Qeverisë të Kosovës për emërim të anëtarëve të ri të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës nxiti diskutim në Komisionin për Legjislacion në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Derisa nga anëtarët e këtij komisioni nga partia në pushtet e konsideronin si vendim të bazuar në atë që Komisionit nuk ka mbajtur asnjë provim të jurisupdencës ata opozitar vlerësuan se një vendim i tillë për shkarkim të anëtarëve të këtij komisioni pa arsyetim individual ndodh vetëm në diktaturë, raporton KosovaPress.
Gjithë diskutimi nisi kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli propozoi që pikë të futet në rend dite, por kjo nuk arriti të bëhet pasi që deputeti i PDK-së, Përparim Grua dhe ai i AAK-së, Besnik Tahiri nuk morën pjesë në votim.
Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli tha se bazuar në atë se Komisioni ka dështuar të mbaj provimin e jurispudencës ka ardhur deri tek vendimi që përbërja e Komisionit për Provimin e Jurispudencës duhet të ndryshohet.
“Duke dështuar ky komision me mbajt provimin po them në barazinë e kandidatëve dhe meritën e tyre dhe të në të gjitha shkeljet e të drejtave themelore të kandidatëve e juristëve të rinj të cilët synon me dhënë këtë provim atëherë ministria e Drejtësisë ka ardhur në konkludim që ky komisioni duhet me u ndërruar se nuk funksionon kështu mos me e mbajt provimin një vit s’ka logjik, kur ligji e thotë 4 herë në vit minimalisht është diskrecion...sa i përket legalitetit të vendimit ai është i qartë se ai shfuqizohet dhe kuvendi e voton përbërjen e re që udhëhiqet nga profesionistë të fushës sepse me ligj duhet me qenë gjyqtar apo prokurorë karriere që kanë 8 vite përvojë në sistem”, tha ai.
Por, kundër propozimit që të futet në rend dite kjo pikë ishte deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i cili tha ndërrimi kaq i çuditshëm po i lë shijen sikur dikush nuk ka mund ta kaloj këtë provim, sesa arsye se nuk është mbajtur provimi i jurispudencës.
“Kur kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut gjykata ka thënë duhet arsyetim për secilin si ne këtu nuk mbajmë përgjegjësi për njëri-tjetrin prandaj nëse duam të jemi në rregull me ligj qeveria duhet me i shkarkua anëtarët me propozua e Kuvendi me pa a po e miraton atë me arsyetim individual për secilin sepse ata janë individ dhe sa herë preken të drejtat dhe liritë e njeriut vendimi duhet me qenë i ekstra i arsyetuar se sot po flasim edhe dinjitetin e tyre sepse ata janë gjyqtar që kanë një...Ndërrimi kaq i çuditshëm më shumë lenë shijen se dikush s’ka kaluar se sa që nuk u mbajtur provimi mua po ma lë atë shije se dikush po do unë po mendoj se nuk mund ta votojmë në këtë mënyrë se e këna një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.
Por, Qorrolli insiston që arsyetim më të madh për ndryshim të këtij Komisioni nuk ka se sa dështimi për ta mbajtur provimin e jurispudencës për një vit.
“Nuk ka arsye me të madhe sesa dështimi me mbajtur një vit”, tha ai.
Por, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi arsyetim se pse u shkarkua komisioni në fjalë kur ende anëtarët kanë mandat.
“Por mendoj se unë dhe kryetari nuk ka shans teorike me marr pjesë në këtë votim derisa nuk ka vjen një faqe e dy faqe interpretim unë nuk e kam problem absolutisht hiq as me emra me procesin nëse është si po thotë Vigani po besoj që është ashtu që 1 vit ka dështuar unë nuk kam asnjë problem të vetëm nuk e kam me pranua këtë, nëse paska qenë pengesë komisioni që me këtë vendim po shfuqizohet për të ndodhur provimi i jurispodencës por për të arritur deri tek pozicion meritor ne duhet të kemi diçka të shkruar. Mendoj se me hedh në votim ne nuk marrim pjesë në këtë votim edhe nuk kalon. Ne nuk jemi organ i qeverisë ne nuk i nënshtrohemi rregullave të qeverisë jemi organ mbikëqyrës i qeverisë dhe duke qenë i tillë nuk m und të ma sjellës një vendim për shfuqizim po shkarkon njerëz që bie ndesh me një vendim të Gjykatës Kushtetuese unë nuk e bëjë këtë”, deklaroi ai.
Arsye politike dhe pa argument ligjore i ka quajtur deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli arsyet që dhanë deputetët nga opozita për Komisionin e ri të provimit të jurispodencës për të mos e futur në rend dite.
“Janë arsye pastërtisht politike dhe nuk janë argumente ligjore dhe thash nga prilli i vitit 2025 ky Komision kla dështuar me mbajt provimin e jurispodencës arsye më madhore kur kemi me mijëra kandidatë që presin në dyert e ministrisë së Drejtësisë“, theksoi ai.
Por, kryetari i këtij komisioni i cili vjen nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda deklaroi se vendime të tilla merren vetëm në diktatuurë e jo në vende demokratike.
“Ky vendim afekton të drejta dhe liri të njeriut nëse më thua që në një vend demokratik mundesh me marr vendim që afekton të drejtat e njeriut dhe mos me shënua asnjë fjalë arsyetim pa arsyetim kjo veç në diktaturë ndodh... Tash t’i po e paraqet po thua fjala e gojës është më e rëndësishme ne në festë nuk jemi, kjo vetëm për festë vlen fjala e gojës është për festë ne jemi organ shtetëror neve na duhet letra, kjo është qëndrimi ynë nuk është politik t’i thuaja, por nuk është“, theksoi ai.
Komisioni për Legjislacion ka miratuar edhe Raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore dhe Raportin me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës.
Me 5 vota për dhe dy abstenime nga deputetët e opozitës Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg./KP/






















































