LAJMI I FUNDIT:

Vendet më të mira për rritjen e fëmijëve

Vendet më të mira për rritjen e fëmijëve
(Foto: Pexels)

Vendet nordike mund të jenë më të mira për të rritur fëmijë, sipas të anketuarve në një sondazh. U.S. News ka publikuar një renditje të vendeve më të mira në botë bazuar në cilësinë e jetës.

Fuqia e sigurisë sociale të një vendi shihet shpesh si një tregues i cilësisë së jetës.

Vendet nordike, si Suedia dhe Norvegjia – vende të perceptuara si të shkëlqyera për rritjen e fëmijëve – secila shpenzon më shumë se një për qind të buxhetit të përgjithshëm për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Ndërsa SHBA-të shpenzojnë më pak se 0.5 për qind të buxhetit për këtë qëllim.


15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por që nuk ekzistojnë më (Foto)
Lexo po ashtu 15 vendet që kanë ekzistuar 100 vite më parë, por që nuk ekzistojnë më (Foto)

U.S. News ka bërë renditjen e vendeve më të mira për rritjen e fëmijëve për vitin 2023, me të dhënat e siguruara nga një anketë globale me më shumë se 17.000 njerëz.

Renditja bazohet në mënyrën se si të anketuarit i perceptuan vendet në lidhje me tetë atribute specifike: kujdesi për të drejtat e njeriut, miqësorë ndaj familjes, barazi gjinore, të lumtur, barazi të të ardhurave, të sigurt dhe sistemet e arsimit publik dhe shëndetit publik të zhvilluar mirë.


Në vijim janë pesë vendet më të mira për rritjen e fëmijëve, bazuar në perceptimet e të anketuarve:

1. Suedia
2. Norvegjia
3. Finlanda
4. Danimarka
5. Holanda


/Telegrafi/