LAJMI I FUNDIT:

Vendet myslimane zotohen për fonde për të parandaluar kolapsin ekonomik të Afganistanit

Vendet myslimane zotohen për fonde për të parandaluar kolapsin ekonomik të Afganistanit

Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) është zotuar të krijojë një fond mirëbesimi humanitar për Afganistanin, ndërsa miliona njerëz përballen me urinë dhe varfërinë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, kriza po shkakton alarm me miliarda dollarë ndihma dhe asete të ngrira nga komuniteti ndërkombëtar pas marrjes së vendit nga talebanët në gusht të këtij viti.

“Nëse nuk ndërmerren masa menjëherë, Afganistani po shkon drejt kaosit”, ka thënë kryeministri Imran Khan, i Pakistanit, i cili po mban samitin, në një takim të ministrave të jashtëm nga OIC.


“Çdo qeveri kur nuk mund të paguajë rrogat për nëpunësit e saj publikë, spitalet, mjekët, infermierët, çdo qeveri do të bie, por kaosi nuk i përshtatet askujt, sigurisht që nuk i përshtatet as Shteteve të Bashkuara”.

Një rezolutë e OIC e lëshuar pas takimit tha se Banka Islamike për Zhvillim do të udhëheqë përpjekjet për të ofruar ndihmën deri në tremujorin e parë të 2022.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje sundimtarëve të Afganistanit që të respektojnë “obligimet sipas pakteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me të drejtat e grave, fëmijëve, të rinjve, të moshuarve dhe njerëzve me nevoja të veçanta”.

Takimi i OIC nuk i dha qeverisë së re talebane ndonjë njohje zyrtare ndërkombëtare dhe ministri i Jashtëm afgan Amir Khan Muttaqi nuk u përfshi në fotografinë zyrtare të bërë gjatë ngjarjes.

Dhe Muttaqi tha se qeveria e tij “ka të drejtë të njihet zyrtarisht”.

“Qeveria aktuale e Afganistanit po bashkëpunon me çdo organizatë të huaj”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se sanksionet “duhen hequr”.

Në një fjalim para delegatëve, ai tha se ngrirja e aseteve nga SHBA “është një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut të afganëve dhe mund të interpretohet si armiqësi me një komb të tërë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Trump thotë se punonjësit federalë që nuk i përgjigjen emailit të Musk do të pushohen nga puna

Amerika
Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Dy eurodeputete zbarkojnë në Izrael, iu ndalohet hyrja nga autoritetet e atjeshme

Azia
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori