LAJMI I FUNDIT:

Vendet e Parajsës Fiskale: Shqipëria, pjesë e listës së zezë

Vendet e Parajsës Fiskale: Shqipëria, pjesë e listës së zezë

Konfederata ndërkombëtare Oxfam, që ka si synim dhënien fund të padrejtësive që shkaktojnë varfërinë, ka përpiluar një listë me 35 vende të cilat duhet të konsiderohen parajsa fiskale sipas kritereve evropiane, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.

Publikimi u bë vetëm disa ditë përpara se Komisioni Evropian do të zbulojë listën e zezë të parajsave fiskale më 5 dhjetor.


Në fund të vitit 2016, ekspertë nga Komisioni Evropian pranuan të gjykojnë 92 juridiksione anembanë botës sipas tre kritereve: trasnparenca (në veçanti bashkëpunimi administrativ) dhe tatimi i drejtë (norma e tatimit mbi të ardhurat) dhe pjesëmarrja në forume ndërkombëtare të taksave.

Në këtë raport, Oxfam ka futur Shqipërinë, Bahamas, Bermudan, Bosnje Hercegovinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjibraltarin, Hong Kongun, Mauritius, Xhersi, Singaporin apo dhe Taivanin. Po ashtu, në indeks janë dhe Luksemburgu, Irlanda, Holanda, Malta, raporton media franceze L’Obs.

Një masë tërësisht e përjashtuar nga evropianët të cilët besojnë se këto shtete tashmë duhet të respektojnë ligjet e komunitetit, bëhen më kufizuese në aspektin e optimizimit të taksave.

Skandali i Panama Papers po e detyron Brukselin që të veprojë shpejt. Deri më tani, Komisioni Evropian ka qenë i kënaqur me një listë jo-publike prej rreth 50 vendeve të identifikuara si “të dyshuar” në aspektin e transparencës fiskale. Sanksionet tani janë duke u studiuar për vendet e varfëra,” shkruan “La Tribune”. /Balkanweb/