Një vendbanim prej rreth 30-40 shtëpish, i ndërtuar me lisa, pisha dhe pemë të mëdha dëllinje, ku jetonin afërsisht 400-800 banorë, hedh dritë mbi mënyrën se si njerëzimi kaloi nga një shoqëri gjuetarësh në fermerë.
I banuar midis viteve 6,200 para Krishtit dhe 4,000 para Krishtit, dhe i vendosur në Lin të Pogradecit, ky vendbanim zbulon sesi jetonin njerëzit rreth 8,000 vjet më parë në banesat neolitike të liqenit, të njohura si palafite.
Një ekspeditë arkeologjike zvicerano-shqiptare ka konfirmuar se siti është një ndër vendbanimet më të vjetra buzë liqenit në Evropë. Është gjithashtu një nga vendet e para ku bujqësia u përhap në Evropë nga Lindja e Afërt, fillimisht përmes Mesdheut dhe më pas drejt veriut në të gjithë kontinentin, sipas shkrimit të Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Drejtuesi i projektit, profesor Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, shpjegon se kjo nuk do të thotë se vendbanimi ka qenë i banuar vazhdimisht për 2.000 vjet. Përkundrazi, disa fshatra janë ndërtuar në të njëjtin vend kohë pas kohe. “Popullsia ka përdorur rreth 300 pemë për të ndërtuar vendbanimin, që është një pyll i tërë.
Qëllimi kryesor i projektit është të kuptojmë se si është zhvilluar bujqësia. Shtresat organike në zonat arkeologjike të ligatinave i ruajnë materialet shumë më mirë, duke ofruar informacione thelbësore mbi atë se si u përhap bujqësia në Evropë. Ne po gjurmojmë një moment kyç të këtij tranzicioni”, thotë ai, ndërsa ekipi i tij vazhdon një gërmim nënujor në liqenin e Ohrit pranë Pogradecit.
Kërkimi financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit EXPLO, që synon të eksplorojë dinamikën dhe shkaqet parahistorike të ndryshimit të përdorimit të tokës në djepin e bujqësisë evropiane.
“Ne e dinim se rajoni kishte potencial të rëndësishëm për kërkime arkeologjike mbi origjinën e bujqësisë. Në aspektin arkeologjik, ky është një projekt madhor, që përfshin katër profesorë, tri shtete, universitetet e Bernës, Oksfordit dhe Selanikut dhe më shumë se 200 njerëz, përfshirë arkeologë, zhytës dhe staf mbështetës teknik. Kërkime si ky kanë nevojë për burime të konsiderueshme – varka, automjete, madje edhe ngritjen e një laboratori që e kemi në Bernë – dhe këto nuk mund të ndodhin pa fonde të mjaftueshme. Projekte të kësaj shkalle janë të mundshme vetëm me grante si këto”, thotë profesori Hafner.
Duke qenë se bregu i liqenit gjatë periudhës së neolitit mendohet se ka qenë në afërsi të rrugës së sotme, arkeologët kanë gërmuar në dy zona në një thellësi prej 3-4 metrash. “Vendi shtrihet në 300 metra gjatësi dhe 200 metra gjerësi, ose rreth 6 hektarë. Sot, një pjesë e zonës është nën ujë, ndërsa një pjesë është në tokë, ndaj po gërmojmë në të dyja zonat”, vëren ai.
Pemët e përdorura për të ndërtuar shtëpitë palafite dhe palisadet- gardhet mbrojtëse- po analizohen tani për të datuar zonën, duke përdorur unazat e trungjeve të atyre pemëve. “Kemi përdorur dy metoda: datimin me karbon dhe dendrokronologjinë – një term që vjen nga fjala “dendro”, që do të thotë pemë në greqishte, ndërsa “kronologji”, studimi i kohës. Duke ekzaminuar unazat e pemëve, mund të përcaktojmë vjetërsinë e zonës. Kemi zbuluar dy palisade në Lin me një diferencë 500-vjeçare mes tyre”, shpjegon profesor Hafner. Ndërsa datimi me radiokarbon ka një saktësi shekullore, dendrokronologjia është më e saktë, pasi përcakton potencialisht vite specifike.
Vendbanime të ngjashme në Zvicër tashmë janë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, megjithëse janë 2.000 vjet më të reja. Profesor Hafner beson se zona e Linit e ka gjithashtu këtë potencial, por sugjeron që, duke qenë se Liqeni i Ohrit është tashmë një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, “do të kishte më shumë kuptim që kjo zonë të integrohej në projektin ekzistues për liqenin”.
Adrian Anastasi, anëtar i Institutit Shqiptar të Arkeologjisë, ka punuar prej vitesh në zona nënujore, si në mjediset detare ashtu edhe ato liqenore. Ai vë në dukje se zgjodhën të gërmojnë në këtë zonë ndër gjashtë zona të ngjashme në rajon, pasi ishte e rrezikuar nga gjuetarët e thesareve, por gjetjet e vitit të kaluar i kaluan pritshmëritë.
“Këtë vit, konfirmuam atë që zbuluam vitin e kaluar. Fillimisht menduam se zona ishte 3 hektarë, por tani kemi të dhëna që tregojnë se mbulon 6 hektarë. Po punojmë për një planimetri dhe vizatimin në shkallë dhe synojmë t’u përgjigjemi disa pyetjeve, si p.sh., pse njerëzit zgjodhën të ndërtonin shtëpi në liqen, gjë që është më sfiduese sesa ndërtimi në tokë. Gjithashtu, duam të përcaktojmë nëse planimetritë kanë qenë drejtkëndëshe apo rrethore, dhe si kanë qenë të orientuara në raport me liqenin”, thotë Anastasi.
Gjatë gërmimeve është gjetur qeramikë dhe kocka, ndërsa studentë nga Gjermania, Austria, Franca dhe Shqipëria kanë bashkuar forcat, duke mbledhur një ekip evropian për të ruajtur këto gjetje prehistorike në Evropë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova