LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit japin falas rreth 18 mijë shishe dezinfektues të duarve, pasi dështuan t’i shesin për 70 dollarë secilën

Vëllezërit japin falas rreth 18 mijë shishe dezinfektues të duarve, pasi dështuan t’i shesin për 70 dollarë secilën

Dy vëllezër që “vendosën në shitje” 17,700 shishe për dezinfektim të duarve me çmime shumë të fryra janë detyruar t’i dhurojnë falas ato.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Matt dhe Noah Colvin nga Tennessee kishin shpresuar të shisnin shishet në internet për deri në 70 dollarë secila.


Por planet e tyre u prishën kur shitësi me pakicë në internet Amazon i ndaloi ato në mesin e pandemisë globale të coronavirusit – duke i lënë ata me mijëra shishe të pashitura.

Si pasojë, vëllezërit dhuruan pjesën e mbetur, ndërsa filloi një hetim nga autoritetet shtetërore për rritje të supozuar të çmimeve.

Colvins, nga Hixson, Tenesi, thonë se ata nuk kanë ‘asgjë për të fshehur’ mbi veprimet e tyre dhe pretendojnë se u janë dërguar kërcënime me vdekje nga përdoruesit e irrituar të mediave sociale.

Vëllezërit thanë se po shfrytëzonin ‘joefikasitet’ në treg dhe thjesht po plotësonin ‘kërkesën’.

Autoritetet kanë thënë se dyshja janë ende përballë një hetimi penal, por asnjë akuzë nuk është ngritur. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çifti britanik thotë se kursyen 20 mijë funte në vit duke jetuar në ishull përgjatë lumit Thames

Çifti britanik thotë se kursyen 20 mijë funte në vit duke jetuar në ishull përgjatë lumit Thames

Interesante
Xhongleri me mollë thyen edhe një rekord Guinness

Xhongleri me mollë thyen edhe një rekord Guinness

Fun
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Interesante
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
16 fakte interesante rreth Adolf Hitler-it

16 fakte interesante rreth Adolf Hitler-it

Kalo në kategori