LAJMI I FUNDIT:

Vëllaznimi në formë të jashtëzakonshme, Kuqezinjtë marrin fitoren e gjashtë me radhë

Vëllaznimi në formë të jashtëzakonshme, Kuqezinjtë marrin fitoren e gjashtë me radhë

Vëllaznimi në formë të jashtëzakonshme. Kuqezinjtë kanë shënuar fitoren e gjashtë me radhë, kësaj radhe duke mundur Proton Cable Prizrenin në udhëtim me rezultat 93:97 (23:29, 28:24, 23:26, 19:18).

Çereku i parë ishte i barabartë deri në fund, kur mysafirët që kishin përkrahje nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve me një seri prej 3:9, e fituan këtë pjesë 23:29. Megjithatë, vendasit u rikthyen shpejt dhe barazuan rezultatin, ku periudha e dytë ishte e barabartë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 51:53.

Kuqezinjtë e filluan furishëm periudhën e tretë, duke pasur epërsi deri në 14 pikë, 62:76, por prizrenasit sërish u rikthyen, duke zvogëluar epërsinë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 74:79.


Vëllaznimi sërish u shkëput në dhjetë minutat e fundit, në 82:93, por vendasit tentuan rikthimin e madh, duke afruar rezultatin në 91:93, por kuqezinjtë ruajtën epërsinë dhe fituan 93:97.

Më të mirët te prizrenasit ishin Ty Cockfield me 32 pikë, tri kërcime e gjashtë asistime dhe Urim Zenelaj me 15 pikë e 15 kërcime, ndërsa te skuadra nga Gjakova më i miri ishte Sammuel Sessoms me 33 pikë, gjashtë kërcime e dhjetë asistime.

Proton Cable Prizreni ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa Vëllaznimi gjashtë fitore e katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Casemiro drejt largimit nga Man Utd, mësohet destinacioni i mundshëm i brazilianit

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori