LAJMI I FUNDIT:

Vëllau i Ivanoviqit: Ka shumë politikë në vrasjen e Oliverit, Vuçiqi rrezikoi hetimet kur përmendi emra

Vëllau i Ivanoviqit: Ka shumë politikë në vrasjen e Oliverit, Vuçiqi rrezikoi hetimet kur përmendi emra

Vëllai i politikanit nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq, Aleksandar, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ditë më parë tha se kanë gjetur personin përgjegjës për vrasjen e Oliverit.

Aleksandar Ivanoviq ka deklaruar se nuk e di se kush janë personat që i ka përmendur presidenti serb në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, si avokat thotë se dëshiron të pyes se mbi çfarë baze apo autorizimi, presidenti i Serbisë ka publikuar në opinion të dhënat e hetimeve të vrasjes së vëllait të tij.


“Publikimi i emrave të dyshuarve pa ndonjë konkretizim të veprimeve të tyre ose aktakuzës, mund të rrezikon rrjedhën e hetimit”, ka deklaruar për mediumin serb Danas, Aleksandar Ivanoviq, vëllai i politikanit të vrarë Oliver Ivanoviq.

Duke komentuar deklaratat e presidentit serb i cili në publik zbuloi emrin e Florim Ejupit, si dikush që po trajtohet si i dyshuar, Ivanoviq ka thënë se po i ngjan më shumë si ikje e përgjegjësisë mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Ka shumë politikë në këtë rast, e shumë pak punë profesionale në hetime”, ka shtuar Ivanoviq.

Avokati Halimi flet për akuzat ndaj ish-klientit të tij për vrasjen e Ivanoviqit: Akuzat ndaj Ejupit janë “çorbë” e Beogradit
Lexo po ashtu Avokati Halimi flet për akuzat ndaj ish-klientit të tij për vrasjen e Ivanoviqit: Akuzat ndaj Ejupit janë “çorbë” e Beogradit

Ai gjithashtu shtoi se janë të vërteta pretendimet e Vuçiqit, që autoritetet në Prishtinë nuk duan t’ua dorëzojnë pamjet e filmuara të kamerës që mbulon zonën ku ka ndodhur krimi. Megjithatë, thekson se ekzistojnë mënyra që të arrihet edhe deri te ai informacion.

Sipas tij pyetja kyçe është – çfarë ka ndodhur me kamerat e tjera që mbulojnë pjesën veriore të Mitrovicës?

“Sipas gjithë asaj që kemi parë, vrasja e Oliver Ivanoviqit është kryer nga profesionistë. Atyre u janë dashur ditë të tëra që ta “skanojnë” terrenin, kurse dikush është dashur t’i ndihmojë vrasësit të largohen nga ajo zonë. Pamjet e filmuara nga ato kamera do të mund të jepnin përgjigje në këtë, kurse janë pikërisht serbët që i kontrollojnë ato kamera”, ka shtuar Ivanoviq.

Kujtojmë që presidenti serb Vuçiq gjatë një konference për media ka deklaruar se ekzistojnë indikacione se në vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka marrë pjesë Florim Ejupi, duke shtuar se është duke u punuar në mbledhjen e dëshmive materiale.

Por këto informata i ka demantuar avokati Mahmut Halimi, i cili në një prononcim për Telegrafin këto akuza të rënda për ish-klientin e tij, i ka quajtur trillim dhe çorbë të Beogradit, që siç tha ai, nuk po mund të dalë kurrsesi nga përgjegjësia për vrasjen e Ivanoviqit. Avokati Halimi ka thënë se ndaj ish klientit të tij nuk ka asnjë procedurë ndaj tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori