LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i Kim Jong-un, ishte “agjent i CIA-s”, para vrasjes

Vëllai i Kim Jong-un, ishte “agjent i CIA-s”, para vrasjes

Gjysmë vëllai i tanimë udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ishte një agjent i CIA-s para vrasjes së tij të dyshuar, sipas një raporti të ri, shkruan Mirror.

Kim Jong-nam u pa si trashëgimtar i dukshëm i të atit të tij Kim Jong-il, megjithatë ai “u nxor nga gara” disa vjet para vdekjes së diktatorit.


Në vend të kësaj, vëllai i tij Kim Jong-un mori kontrollin e vendit dhe thuhet se qëndron pas vdekjes së gjysmës së vëllait të tij në një aeroport malajzian më 2017.

Dhe tani, siç shkruan Mirror, përcjell Telegrafi, është pohuar se Kim Jong-nam takoi punëtorë të CIA-s në disa raste.

Wall Street Journal raporton se “një person i njohur me çështjen” pohoi se djali i Kim Jon-il u takua me agjencinë e inteligjencës amerikane.

Ata gjithashtu i thanë gazetës se ai ka të ngjarë të ketë kontaktuar shërbimet e sigurisë në vende të tjera, si Kina.

Megjithatë, Wall Street Journal raportoi se CIA nuk pranoi të komentojë.

Ndryshe, një nga gratë e akuzuar për vrasjen e Kim Jong-nam në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpurit u lirua nga burgu më parë këtë vit.

Vrasësja e dytë i dyshuar, Doan Thi Huong, nga Vietnami, u lirua gjithashtu dhe u largua Malajzi më parë këtë muaj.

Ata u akuzuan për bashkëpunim me katër koreanë të veriut, të cilët u larguan nga Malajzia në ditën kur Kim vdiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori