LAJMI I FUNDIT:

Veljanoski: Qeveria Zaev është jofunksionale, vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje të reja (Video)

Veljanoski: Qeveria Zaev është jofunksionale, vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje të reja (Video)

Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ka deklaruar se Qeveria Zaev nuk do të ketë jetë të gjatë, pasi që është qeveri jofunksionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tij për Makfax, Veljanoski thotë se bëhet fjalë për njerëz të njëjtë të LSDM-së dhe se Qeveria nuk do të sjellë zhvillim ekonomik, dhe se janë njerëz që nuk i mbajnë premtimet.


Ai parashikon zgjedhje të reja parlamentare në vitin që vjen. I pyetur për natën e 27 prillit të dhunshëm, Veljanoski thotë se ishte një situatë mjaft e keqe për Maqedoninë dhe Kuvendin./Telegrafi/