Gazetarja dhe mbështetësja e OBRM-PDUKM-së, Mirka Velinoska, ka thënë se pas zgjedhjeve do të krijohet një koalicion më i gjërë ku nuk do të merr pjesë BDI por shqiptarët do t'i përfaqësojnë Lëvizja Besa dhe PDSH e Menduh Thaçit, shkrua Telegrafi Maqedoni.

Velinoska në emisionin ''Në Qendër'' tha ''Turqët kanë dorë këtu. PDSH dhe Besa do të jenë në qeveri me OBRM-PDUKM-në. OBRM-PDUKM ka kërkuar nga Lëvizja Besa që Erdogan mos i fut duart në Maqedoni. Në Maqedoni janë 7.3% turq dhe 16% janë shqiptarë'' thotë gazetarja Velinovska./Telegrafi/