Pas deklaratës së fortë të zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, i cili tha se nëse në protestën e sotme do të ushtrohet dhunë, përgjegjës do të jenë organizatorët e saj, Kryemadhi dhe Basha, dhe se kush tenton të cenojë zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA, ka reaguar edhe kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj.
Nga Shëngjergji, ku vijoi fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj tha se: “Lajmi i mirë është që Shqipëria nuk është pa miq. Sot ishte një lajm i jashtëzakonshëm deklarata e zyrtarit të lartë të DASH, Palmer, me emër dhe mbiemër, për Monën dhe për Lulin, që nëse shkaktoni dhunë, ta dijë bota mbarë se është faji juaj. Jeni ju përgjegjës, do të shkoni ju para drejtësisë”, tha Veliaj.
Më tej, Veliaj u shpreh se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një hetim të hapur për financime të pista nga Rusia të Partisë Demokratike. “Një parti që prodhon çadra të personalizuara për secilin protestues nuk është parti fukarenjsh dhe qartazi ka një financim të padeklaruar, por fatmirësisht paratë ruse që financojnë Partinë Demokratike kanë hapur një hetim në Amerikë dhe ka ardhur koha të hapet edhe një hetim në Shqipëri, se nga vjen kjo para, ku secili e merr të personalizuar çadrën dhe hidhen balonat si dasmorë dhe të gjithë me iphone duke folur për varfërinë, me miliona lek fishekzjarre. Kjo do një përgjigje për një parti hipokrite e cila është gati të shpenzojë çdo luks të mundshëm për protesta të dhunshme”, tha Veliaj.
Veliaj theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë zgjedhje mes dy mentaliteteve, atij që përfaqëson opozita dhe që kërkon të shkatërrojë çdo gjë të bukur dhe atij që përfaqëson Partia Socialiste, që ka ditur të bëjë institucione dhe shtet.
“E keni vënë re që ca njerëz vetëm e shajnë Shqipërinë. Kur janë këtu këndojnë himnin me zë të çjerrë, por nuk duan me ja dit për himnin se e kanë ndërruar pasaportën. E shohin Shqipërinë vetëm për ta mjelë. E mjelin këtu, edhe ia pinë qumështin në Holandë. Jo të gjithë sillen siç jemi sjellë ne, që flasim vetëm mirë për Shëngjergjin, a thua se nuk e dimë ne që ka disa probleme që duhen zgjidhur. Por nuk e bëkemi të gjithë shqiptarët këtë punë. Ca shqiptarë vetëm bëjnë shqiponjën pas mitingjeve, ku kanë shkatërruar institucionet me stemën e shqiponjës. Ca shqiptarë e bëjnë shqiponjën, pasi kanë dhunuar policët me shqiponjë në ballë. Kjo nuk është normale. Kjo nuk është vetëm betejë partish, por betejë dy mentalitetesh të ndryshme. Disa shqiptarë që për mirë dhe për të keq janë gjithmonë aty, dhe flasin mirë për Shqipërinë, dhe disa të tjerë që marrin paratë e rusit, janë gati të paguajnë çdo lloj shkrimi që shan Shqipërinë. Nuk shkon kjo. Nuk është burrni”, tha Veliaj.
Jo vetëm kaq, por Veliaj theksoi se këto zgjedhje janë edhe një zgjedhje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Sot nuk është punë PS-PD, sot është një zgjedhje mes Rusisë dhe Amerikës. Amerika foli qartazi se me kë është dhe kë po mbështet më 30 qershor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ata që paraqiten në fushë. Nuk po mbështet PS-në, por po mbështet Shqipërinë. Sepse nuk po kandidon vetëm PS, fakti që unë jam numri dy do të thotë që është edhe një tjetër”, tha Veliaj.
Ai shtoi se Tirana nuk mund ta pranojë bullizmin dhe shkatërrimin dhe se pas protestës sërish do jetë e pastër dhe e rregullt. “Një skuadër e tërë pastruesish, burra dhe gra që me një rrogë minimale mezi mundohen të mbajnë fëmijët do të rrinë në gatishmëri me fshesën gati, që Tirana mos ta ndjejë traumën, sa të largohet ekskursioni i dhunës, të pastrohet menjëherë. Një ekip tjetër që pastron fasadat dhe rregullon gurët që shqyhen do të jenë gati. Kush i paguan këto kosto, i paguajnë shqiptarët. Po të na jepnin edhe ne një faturë nga pjesa ruse për këto shpenzime ja bënim hallall. Sepse rusët kanë sponsorizuar protestën, të sponsorizonin edhe pastrimin”, shtoi Veliaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa