LAJMI I FUNDIT:

Veliaj padit Bashën dhe Tabakun

Veliaj padit Bashën dhe Tabakun

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku.

Padia është bërë për shkelje me lejet e ndërtimit kur ushtronin funksionin e kryetarit dhe nënkryetares në Bashkinë e Tiranës.


Po kështu, Veliaj ka paditur për shpifje si kryetarin e PD, ashtu edhe deputeten, Jorida Tabaku, për akuzat e bëra nga çifti Basha-Tabaku lidhur me devijimin e rrjedhës së lumit të Lanës dhe projektit të Unazës së Re.

Veliaj i cilëson akuzat tërësisht të pavërteta dhe pa asnjë provë. Në bazë të padisë së bërë, kryebashkiaku Veliaj kërkon detyrimin që të paditurit të shpërblejnë dëmin jo pasuror shkaktuar ndaj tij me deklaratat publike të ditëve të fundit në shumën 100.000 mijë lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore, transmeton tch.

Bashkia e Tiranës i ka përgënjeshtruar disa herë deklaratat e çiftit Basha-Tabaku lidhur me projektin në fjalë, duke theksuar se nuk ka miratuar asnjë leje ndërtimi në atë zonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori